KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stoltenberg: NATO po rrit prodhimin e armëve për ta ndihmuar Ukrainën
Botë

Stoltenberg: NATO po rrit prodhimin e armëve për ta ndihmuar Ukrainën

KosovaNewss
KosovaNewss 11:48 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendet anëtare të NATO-s po “rrisin” prodhimin e furnizimeve ushtarake për të siguruar që aleanca perëndimore mund të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

“Sfida kryesore me të cilën përballet NATO është se kjo luftë tani është kthyer në një luftë shkatërrimi, që do të thotë se beteja logjistike ka të bëjë me marrjen e municioneve, armëve, furnizimeve në vijat e frontit“, është shprehur ai.

Duke folur në selinë e NATO-s në Bruksel përpara një takimi më 4 prill të ministrave të Jashtëm nga anëtarët e aleancës ushtarake, Stoltenberg ka thënë se në fillim të luftës, e cila nisi në shkurt të vitit 2022, vendet e NATO-s që kërkonin të ndihmonin Kievin duke e furnizuar me armë, “shteronin rezervat tona”.

“Pra, tani ne po punojmë gjithashtu fort për të rritur prodhimin, kështu që ne mund të sigurojmë se mund të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën, sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, ka thënë ai në një intervistë për REL-in.

Stoltenberg ka theksuar se do të ishte “një tragjedi për Ukrainën nëse presidenti rus [Vladimir] Putin fiton, por është gjithashtu e rrezikshme për aleatët e NATO-s”.

Po ashtu, ai ka thënë se mesazhi i tij për anëtarët e aleancës ishte: “Ne duhet ta mbështesim Ukrainën sepse është në interesin tonë të sigurisë të tregojmë se Putin [nuk] do të fitojë në Ukrainë”.

Duke folur për zhvillimet aktuale në fushëbetejë, shefi i NATO-s ka thënë se “e gjithë bota” ishte e impresionuar nga “cilësia, guximi dhe vendosmëria” e forcave ukrainase.

“Dhe, ajo që ne shohim është se te trupat ruse ka një moral të ulët, pajisjet janë shpesh të këqija, trajnimi nuk është shumë mbresëlënës”.

“Udhëheqja nuk po funksionon me të vërtetë në shumë prej operacioneve… Por, ajo që trupave ruse u mungon në cilësi, ata përpiqen ta plotësojnë në sasi. Kështu që ata po hedhin mijëra e mijëra trupa, shumë prej tyre të pajisur keq, të trajnuar keq. Por, sigurisht… ata janë gjithashtu në gjendje të shkaktojnë viktima në palën ukrainase”.

Stoltenberg ka thënë se është “përgjegjësia jonë” për të siguruar që konflikti të mos bjerë në një ngërç afatgjatë.

“Ajo që ne do të donim të shihnim, natyrisht, është që Ukraina të jetë në gjendje të çlirojë më shumë tokë, të zbrapsë ushtarët e presidentit Putin, dhe më pas kjo mund të krijojë kushtet për një lloj negociatash”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se i takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për negociata.

“Por, ajo që dimë është se ajo që ndodh në tryezën e negociatave është e lidhur me forcën në fushëbetejë. Pra, nëse duam një zgjidhje përmes negociatave, ku nesër Ukraina do të mbizotërojë si një komb sovran i pavarur, atëherë ne duhet të ofrojmë mbështetje ushtarake sot”, ka deklaruar Stoltenberg.

I pyetur nëse ai beson se Perëndimi do të vazhdojë ta mbështesë Kievin derisa lufta zvarritet, shefi i NATO-s ka thënë se “ne jemi gati të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet”.

Gjithashtu lexoni:

Të paktën 120 të vdekur nga përmbytjet në Teksas

BE: Izraeli është pajtuar për të zgjeruar qasjen e Gazës në ndihma

Gjermani, 19-vjeçarja e raportuar e zhdukur gjendet e mbyllur në një kuti druri

Ursula von der Leyen i mbijeton mocionit të mosbesimit

Oficeri i inteligjencës ukrainase qëllohet për vdekje në Kiev

KosovaNewss 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Përurohet reparti i vaksinimit në QKMF `Dr. Nexhat Çuni` në Mitrovicë
15:47 -10/07/2025
Ekskluzive: Blerim Isufaj jep urdhër për hetimin e procesit te urave të reja në Mitrovicë, i njëjti i kishte hequr urdhërarrestin Milan Radojçiqit
15:41 -10/07/2025
Kurti fton Bosch Rexroth të investojë në Kosovë: “Jemi qendër digjitale e rajonit”
15:38 -10/07/2025
Aksident fatal në Sekiraçë të Podujevës: Përplasen traktor dhe veturë, humb jetën një person
15:25 -10/07/2025
Fiorentina zyrtarizon transferimin e Edin Dzekos
15:22 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?