Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se propozimi i LDK-së është jo i arsyeshëm. Ata po duan ta paraqesin gjendjen si të jashtëzakonshme, pra edhe në letrën e Lumir Abdixhikut vërehet kjo tendencë, gjë që natyrisht nuk është e vërtetë.
Ajo ka thëne se Kurti kreu një akt politik të mirë, duke tentuar të gjejë një zgjidhje afatgjate dhe stabile për Republikën në 4-5 vitet e ardhshme, por siç dihet edhe nga e kaluara LDK-ja nuk është se shquhet për lidhje të forta me elektoratin e saj.
Sipas saj, Kosova nuk e ka luksin që për inate e interesa të ngushta të disa individëve, të mos vazhdojë qeverisjen e vendit
“Propozimi i tyre për konsideratën time është një propozim jo i arsyeshëm. Ata po duan ta paraqesin gjendjen si të jashtëzakonshme, pra edhe në letrën e Lumir Abdixhikut vërehet kjo tendencë, gjë që natyrisht nuk është e vërtetë.
Besoj që Kryeministri Albin Kurti, kreu një akt politik të mirë duke tentuar të gjej një zgjidhje afatgjate dhe stabile për Republikën në 4-5 vitet e ardhshme, duke u bazuar edhe në një elektorat i cili është më i përafërt, por siç dihet edhe nga e kaluara, LDK nuk është se shquhet për lidhje të forta me elektoratin e saj”, ka thënë Statovci.
Ajo ka thënë se duhet të vazhdohet të kërkohet zgjidhja e duhur, Kosova nuk ka luksin që për inate e interesa të ngushta të disa individëve, të mos vazhdoj qeverisjen e vendit.
“Kushtetuta jonë imponon bashkëpunim të forcave politike, ajo që bëri LDK në konsideratën time, është refuzim i bashkëpunimit, shantazh i procesit, keq-lexim i rezultatit të zgjedhjeve dhe një mungesë pavarësie politike, apo mungesë guximi që është akoma më keq”, ka përfunduar Statovci.