Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci, ka reaguar ndaj kërcënimeve me jetë që i janë bërë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas saj, kërcënimet e tilla nuk duhet të trajtohen si diçka e zakonshme apo e parëndësishme.
“Republika e Kosovës është një shtet demokratik dhe serioz, ku presidentja Osmani ka dhënë një kontribut të madh, andaj këto kërcënime duhet të adresohen menjëherë nga organet e sigurisë dhe të drejtësisë, pa asnjë hezitim”, ka shkruar Statovci në një postim në Facebook.
Ndërsa shtoi se të gjitha organet e sigurisë dhe të drejtësisë, duhet sa më parë të na japin një përgjigjie rreth këtyre kërcënimeve.