KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sjellje arrogante e kërcënime ndaj studentëve, Rektorati i UP-së paralajmëron masa ndaj profesorit të Filologjisë, Bekim Bejta
Arsim

Sjellje arrogante e kërcënime ndaj studentëve, Rektorati i UP-së paralajmëron masa ndaj profesorit të Filologjisë, Bekim Bejta

KosovaNewss
KosovaNewss 19:21 -05/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, ka reaguar ndaj sjelljeve të profesorit të Fakultetit të Filologjisë, Bekim Bejta.

Profesori Bejta, ditë më parë përveç studentëve ndaj të cilëve ka përdorur gjuhë të ashpër, ai ka kërcënuar edhe Rektoratin dhe Këshillin e Etikës të UP-së.

Pas denoncimeve të shumëfishta kundër profesor Bejtës në Këshillin e Etikës për sjelljet e tij joakademike dhe vendimeve të këtij këshilli, menaxhmenti i UP-së shpreh shqetësimin dhe papajtueshmërinë për sjelljet e vazhdueshme dhe recidiviste të tij me studentët dhe kolegët në Fakultetin e Filologjisë.

“UP, distancohet nga një diskurs me përmbajtje të tillë si dhe nga çdo sjellje joakademike e profesorit në fjalë. Me këtë rast, menaxhmenti i UP-së, shpreh përkushtimin e palëkundur për të garantuar zbatueshmërinë e Kodit të Etikës në të gjithë mjedisin mësimor akademik”, thuhet në reagim.

Tutje theksohet se UP është duke e shqyrtuar me urgjencë rastin dhe do të ndërmarrë inicimin e masave adekuate që janë në dispozicion dhe në kompetencë brenda universitetit, pa paragjykim ndaj procedurave jashtë institucionit që mund të zhvillohen nga autoritetet kompetente.

“Sjellja akademike dhe profesionale, e secilit mësimdhënës, si dhe zbatimi i pakompromis i Kodit të Etikës dhe rregullave në fuqi, përbëjnë një prej shtyllave themelore në parimet e angazhimit në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies”, thuhet tutje.

Aktualisht UP po punon për një zgjidhje të shpejtë të këtij rasti individual, që sipas tyre nuk është menaxhuar për vite të tëra.

“Ne do të adresojmë secilën kërkesë të studentëve të lidhur me këtë ose raste të tjera të mundshme me të gjithë kujdesin e duhur, përfshirë ofrimin e mundësisë për t’u pyetur në komision”.

 “Mbi të gjitha, ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin e thellë dhe përpjekjet tona më të sinqerta për zgjidhje inovative, lehtësi dhe mundësi më të mëdha për studentët tanë, aktual dhe të ardhshëm, përfshirë hapat e ndërmarrë tashmë për rritjen e shumës së bursave, të shumës së pagesës për praktikën, të krijimit të modulit për konsultimet online profesorë – studentë, ofrimit për herë të parë të bursave për studentët e studimeve të nivelit master dhe atij doktoral, për rritjen e mundësive të shkëmbimeve dhe të përvojave ndërkombëtare, si dhe të modernizimit të pajisjeve, laboratorëve dhe kushteve mësimore”, thuhet më tej në reagim.

“Universiteti i Prishtinës duhet dhe do të jetë institucion i dijes, dhe rrjedhimisht vend ku krahas formimit profesional e intelektual, punohet e mësohet në një mjedis ku respektohen rregullat dhe normat e Kodit të Etikës akademike dhe profesionale, morale dhe njerëzore. UP do të mbetet mjedis i sigurt i formimit akademik, shkencor e profesional për studentët, të cilët janë edhe arsyeja kryesore e ekzistimit të universitetit”, thuhet në fund.

Gjithashtu lexoni:

Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, falënderon nga zemra Kryeministrin Kurti për ndarjen e 580 mijë eurove për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

Lushaku-Sadriu fajëson MASHTI-n dhe Nagavcin për rezultatet jo të mira në Testin e Arritshmërisë

Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë, jo të mira në Matematikë dhe në Kimi

Sot fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës

KosovaNewss 05/04/2023 05/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një person në Gjakovë, ishte alivanosur pasi kishte përfunduar punën në një kompani ndërtimore
09:51 -11/07/2025
Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje
09:16 -11/07/2025
Osmani: Kosova krah për krah me ShBA-në, në përputhje me vizionin e Trumpit
09:13 -11/07/2025
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
08:53 -11/07/2025
Punëtorët e sigurimit të QKUK-së në grevë, kërkojnë rikthim në punë
08:36 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?