Edhe mëngjesi i ditës së sotme në disa prej pikë kalimeve kufitare të vendit, sidomos në dalje, është më i ngarkuar dhe janë shkaktuar kolona e pritje më të gjata.
Në dalje të pikës kufitare të Merdarit, qytetarët po presin deri në 1 orë e 40 minuta, ndërsa kolona e krijuar është rreth 1200 metra.
Po në këtë pikë kufitare pritjet për hyrje janë fare të shkurta dhe nuk zgjasin më shumë se 5 minuta, ndërsa nuk ka kolona fare.
Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritje të gjata në dalje ka edhe te Dheu i Bardhë.
Në këtë pikë kufitare pritjet janë prej 40 minuta deri në 1 orë, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 150 metra.
Sa i përket pikave tjera kufitare, fluksi i daljes është më i vogël. Kryesisht hyrja është 3 deri në 5 minuta, ndërsa dalja është 5 deri në 10 minuta./KosovasNews/
