Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim mikpritës ambasadorin e Turqisë në Republikën e Kosovës, Sabri Tunç Angili.
Me këtë rast, thuhet se ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin Angili për prioritet e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Gjatë këtij takimi ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin edhe për reformat në të cilat është duke kaluar Ministria e Punëve të Brendshme.Ministri Sveçla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Turqia në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve tona të sigurisë, me theks të veçantë për Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ambasadori Angili e falënderoi ministrin Sveçla për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes Republikës Turqisë dhe Republikës së Kosovës.

