KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: Po bëjmë reformë që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur, transparent dhe në shërbim të qytetarëve
Siguri

Haxhiu: Po bëjmë reformë që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur, transparent dhe në shërbim të qytetarëve

KosovaNewss
KosovaNewss 12:21 -20/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po raporton në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet Projektligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Me këtë rast e para e dikasterit të Drejtësisë tha, se kanë adresuar me prioritet ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe se përmes reformave po synojnë që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur.

“Ne po bëjmë reformë që kanë një synim e qëllimi, që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur, transparent, llogaridhënës dhe në shërbim të qytetarëve. Unë nuk do të ndalem për të jetësuar reformat, por jeni ju opozita që po na pengoni. Unë e di se ku kam me mbërri. Ne kemi pasur diskutime sidomos me ekspertë që ne i konsiderojmë si partnerë seriozë. Ata nuk i kanë kundërshtuar ndryshimet që i kemi adresuar, por kanë thënë se për t’u siguruar qa janë në përputhje, le të dërgohen sërish në Komisionin e Venecias. Unë nuk kam mundur ta pranojë këtë pasi cili është kuptimi që ta dërgojmë në komision kur edhe ju si Kuvend edhe Gjykata Kushtetuese e rrëzoni atë. Ne po dalim joserioz. Ne kemi dy opinione dhe kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi adresuar me prioritet ndryshimet që janë bërë”, ka deklaruar më Haxhiu.

Ndërkaq, deputetë të opozitës e kanë akuzuar Ministrinë e Drejtësisë se po bënë përpjekje për kapjen e sistemit prokurorial.

“Ju po flisni për një reformë të një anshme. Synimi juaj për drejtësi sot po zbërthehet në qasje të njëanshme tuajën si qeveri për t’u qasur edhe ndryshimeve që i keni sjellë. Kur po thoni se duhet të kemi konsensus, ju konsensusin po e shihni njëanshëm”, ka deklaruar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

“Vlerësimi i LDK-së për iniciativën e ministrisë konsiderohet si përpjekje e dytë për kapjen dhe shkatërrimin e sistemit prokurorial në Kosovë. Është e papranueshme se edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk e keni zgjedhur rrugën e duhur. Ju po provoni se s’keni me arritur përsëri, për kapje të një pushteti të pavarur e kjo është më tepër se shqetësim. Disa çështje të vogla që e kanë pajtimin tim, janë të parëndësishme karshi tendencës që keni. Kjo iniciativë është e papranueshme. Ne si LDK do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet kushtetuese për ta ndalur këtë iniciativë. Unë kam informata se as KPK nuk pajtohet me këtë”, tha deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Kritika pati edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

“Ligji për Këshillin Prokurorial ka prodhuar debat shumë ta madh në Kosovë, pastaj është sfiduar nga Gjykata Kushtetuese. Unë i kam tri probleme me këtë ligj. E para lidhet me vendimmarrjen e cila buron nga vetë anëtarët. Kjo nënkupton që një instancë e sundimit të ligjit sfidohet seriozisht prej përbërjes së re e cila do të votohet nga partia që është në fuqi dhe është problem i madh se kjo ia jep deskresionin politikës për të pasur ndikim në procesin e vendimmarrjes në KPK. Pika e dytë është se kemi një letër nga ambasadori i BE-së, i cili prapë e përmend Komisionin e Venecias duke na sfiduar ligj-bërjen në nivel të Kuvendit dhe Qeverisë”, shtoi deputeti Tahiri.

Gjithashtu lexoni:

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës

Përfundoi seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak, palët kanë 30 ditë afat për ankesë

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

KosovaNewss 20/07/2023 20/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?