Erëra të forta kanë përfshirë Prishtinën, me c’rast kanë shkaktuar edhe pasoja.
Në lagjen “Bregu i Diellit” kulmi nga një ndërtesë ka rënë poshtë duke i dëmtuar edhe disa vetura të parkuara aty.

Ndërkohë, Prishtina është mbuluar nga re të zeza të cilat kanë sjellë erëra të forta.
Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të shiut, edhe drunjtë janë rrëzuar në rrugën “Luan Haradinaj”, përballë policisë në kryeqytet.
Vendi është rrethuar me shirita, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Shiu i rrëmbyeshëm ka përfshirë edhe disa qytete të Kosovës.



