KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » E dhimbshme – Nëna e djali i saj që humbën jetën në Pejë ishin brenda kur uji ua përmbyti shtëpinë
Siguri

E dhimbshme – Nëna e djali i saj që humbën jetën në Pejë ishin brenda kur uji ua përmbyti shtëpinë

KosovaNewss
KosovaNewss 13:05 -25/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy personat që mbetën të vdekur të shtunën mbrëma si pasojë e vërshimeve në Pejë, ishin brenda shtëpisë së tyre në momentin kritik, ka bërë të ditur, nënkryetari i Komunës së Pejës, Fatmir Asllani.

Siç mësohet, shtëpia e gruas dhe fëmijës tashmë të ndjerë, është në rrugën “Asllan Qeshme”, afër vendit ku ka pasur shembje të dheut.

Vërshimet e tmerrshme – Nënë e fëmijë vdesin si pasojë e vërshimeve në Pejë

Asllani ka njoftuar se aktualisht po bëhet pastrimi i kanalit, i cili është mbushur me zhavorr dhe materiale inerte që i ka bartur uji.

Ai më tej ka thënë se janë diku rreth gjashtë vetura të cilat po ashtu janë bartur brenda në kanal, teksa po punohet për lirimin e tij për shkak të paralajmërimeve se do të ketë të reshura shiu.

- Reklamë -

“Momentalisht po merremi me pastrimin e kanalit. Është i mbushur me zhavorr, me materiale inerte, janë rreth pesë-gjashtë vetura që i ka gjuajtur brenda. Po mundohemi ta sanojmë problemin. Po paralajmërohet shi, andaj po punojmë në lirimin e kanalit”, ka thënë ai.

Edhe dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtyre vërshimeve.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, ka thënë për KOHËN se gjendja e tyre është stabile.

Nga pamjet e publikuara deri tani vërehen dëmet e mëdha materiale të shkaktuara, për të cilat po punohet për t’u evituar.

Për gjendjen e rëndë në Pejë, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se janë ngritur kapacitetet e Qeverisë me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave që të ndihmohet në përballimin dhe tejkalimin e pasojave.

“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë në komunikim me Komunën e Pejës për të koordinuar veprimet në ofrim të mbështetjes së nevojshme”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri Kurti: Dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët – Jemi të angazhuar me FSK-në për tejkalimin e pasojave të vërshimeve

Edhe presidentja Vjosa Osmani ka konsideruar se Komuna e Pejës duhet të përkrahet në mënyrë që të përballojë dhe të rikuperohet nga situata e krijuar.

Presidentja Osmani për vërshimet në Pejë: Humbja e dy qytetarëve si pasojë e vërshimeve ka tronditur gjithë Kosovën

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, teksa kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e gruas dhe të birit të saj pesëvjeçar, kanë kërkuar nga Qeveria që të ngrejë të gjitha kapacitetet në mënyrë që qytetarët e Pejës ta tejkalojnë sa më lehtë këtë situatë.

Gjithashtu lexoni:

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

KosovaNewss 25/06/2023 25/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë
12:27 -06/06/2026
Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²
11:57 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?