Një personi të ri, i moshës 21 vjeç i ka kushtuar me prangosje shëtitja dje në qytetin e Vushtrrisë.
Ai nuk ka bërë ndonjë shkelje se doli të shëtiste, por fakti se mbante armë zjarri me vete dhe këtë e kishin hetuar njësitet policore të Kosovës, të cilat kanë intervenuar menjëherë.
“Dje me datë 22.08.2022, në orët e pasdites gjatë patrullimit në terren, një njësi policore kishte vërejtur një person për të cilin kishin dyshuar se po mbante një armë në brez, policia menjëherë kishte reaguar, duke ndaluar personin dhe pas kontrollit i kishte gjetur armën në brez, për të cilën personi në fjalë nuk posedonte leje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se personi i dyshuar H.Ç, 21 vjeçar është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor.
Arma e llojit pistoletë, një karikator dhe tre fishek janë sekuestruar nga policia në cilësi të provave materiale.
Personi i dyshuar në fjalë është intervistuar dhe pasi që është kontaktuar prokurori kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.
Policia njofton se ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”./KosovaNews/
Foto të armës së konfiskuar, e cila iu gjet personit në Vushtrri:



