KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Si e shtrëngoi Erdogani pushtetin në Turqi
Botë

Si e shtrëngoi Erdogani pushtetin në Turqi

KosovaNewss
KosovaNewss 20:06 -03/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I njohur me nofkën “Shefi”, nga përkrahësit e tij, 69-vjeçari është lideri më jetëgjatë në historinë e Republikës turke. Mandati i tij i ri skadon në vitin 2028, duke e shtrirë pushtetin e tij në dekadën e tretë dhe ndoshta mund të shërbejë edhe më gjatë me ndihmën e parlamentit miqësor.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, populist me tendenca të rritura autoritare, është betuar të shtunën dhe ka nisur mandatin e tij të tretë presidencial pas fitores së madhe të dielën e javës së kaluar.

Erdogani, i cili i ka prirë Turqisë si kryeministër ose si president në 20 vjetët e fundit, ka arritur të fitojë në fundjavën e kaluar, ani pse shteti i tij po përballet me krizë të thellë ekonomike dhe Qeveria që e drejton është kritikuar për reagimin e dobët pas tërmetit të muajit shkurt nga i cili mbetën të vdekur më shumë se 50 mijë persona.

I njohur me nofkën “Shefi”, nga përkrahësit e tij, 69-vjeçari është lideri më jetëgjatë në historinë e Republikës turke. Mandati i tij i ri skadon në vitin 2028, duke e shtrirë pushtetin e tij në dekadën e tretë dhe ndoshta mund të shërbejë edhe më gjatë me ndihmën e parlamentit miqësor.

Mirëpo si ishte karriera e tij dhe si arriti me jetëgjatësinë e tij politike?

Nuk ka të bëjë me ekonomi

Shumë ekspertë pajtohen se krizat ekonomike të Turqisë janë rezultat i politikave fiskale të Erdoganit – më e famshmja, ulja e normave të interesit ndaj inflacionit të shfrenuar, pavarësisht paralajmërimeve të ekonomistëve. Megjithatë, shumica e votuesve – ai mori 52% të votave të balotazhit – nuk dukej se nuk kishin kundërshtime ndaj tij.

Qëndrueshmëria e Erdoganit mes krizës së kostos së jetesës – inflacioni në Turqi arriti në 85% në tetor përpara se të ulej në 44% në prill – mund të ketë rezultuar nga shumë njerëz që preferojnë stabilitetin në vend të ndryshimit ndërsa përpiqen të paguajnë çmime të larta për qiranë dhe produktet bazë.

Presidenti ka demonstruar aftësi për të kthyer ekonominë në të kaluarën. Dhe ai kurrë nuk u është shmangur shpenzimit dhe vendosjes së burimeve qeveritare në avantazhin e tij politik.

Gjatë dy dekadave të fundit, Qeveria e tij ka shpenzuar shumë në infrastrukturë për t’i kënaqur votuesit. Në periudhën që çoi në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të muajit të kaluar, ai rriti pagat dhe pensionet për ta zbutur goditjen e inflacionit dhe rimbursoi subvencionet e energjisë elektrike dhe gazit.

Një pikë krenarie për shumë votues është sektori ushtarako-industrial i Turqisë në rritje. Gjatë gjithë fushatës, Erdogani përmendi shpesh dronët e prodhimit vendas, aeroplanët dhe një anije luftarake të shpallur si “transportuesi i parë i dronëve” në botë, raporton Associated Press.

Skena botërore

Erdogani ka shtyrë shumë turq në anën e tij me mënyrën se si ai lundron në skenën botërore. Mbështetësit shohin te një lider që ka treguar se Turqia mund të jetë lojtare e madhe në gjeopolitikë, ndërkohë që shfaq një brez të pavarur teksa angazhohet me Lindjen dhe Perëndimin.

Turqia është anëtare kyç e NATO-s për shkak të vendndodhjes së saj strategjike në udhëkryqin e Evropës dhe Azisë dhe kontrollon ushtrinë e dytë më të madhe të aleancës. Gjatë mandatit të Erdoganit, vendi është dëshmuar të jetë aleate e domosdoshme dhe nganjëherë e vështirë e NATO-s.

Qeveria turke ka penguar hyrjen e Suedisë në NATO dhe ka blerë sisteme ruse të mbrojtjes raketore, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të largojnë Turqinë nga projekti për blerjen e aeroplanëve luftarakë të prodhuar nga SHBA-ja. Megjithatë, së bashku me Kombet e Bashkuara, Turqia ndërmjetësoi marrëveshjen jetike të kohës së luftës që i lejoi Ukrainës të rifillonte dërgimin e grurit përmes Detit të Zi në pjesë të botës që po luftonin me urinë.

Erdogan e ka përshëndetur rizgjedhjen e tij, e cila erdhi në kohën kur vendi përgatitet për të shënuar njëqindvjetorin e Republikës, si fillimin e “Shekullit të Turqisë”.

Kthimi në rrënjët islamike

Erdogani ka kultivuar besnikëri të thellë nga mbështetësit konservatorë dhe fetarë duke ngritur vlerat islame në vendin që u përcaktua nga sekularizmi për gati një shekull.

Ai ka frenuar fuqitë e ushtrisë, e cila shpesh përzihej në politikën civile sa herë që vendi filloi të devijonte nga sekularizmi. Ai hoqi rregullat që i ndalonin gratë konservatore të mbanin shami në shkolla dhe zyra qeveritare.

Ai gjithashtu e ktheu në xhami monumentin e Stambollit, Hagia Sophia, duke përmbushur kërkesën e islamistëve turq. Katedralja e epokës bizantine u bë fillimisht xhami pas pushtimit të Kostandinopojës, por kishte shërbyer si muze për dekada.

Së fundmi, ka kritikuar të drejtat e LGBTQ+, duke sugjeruar se ato përbëjnë kërcënim për nocionin tradicional, konservator të asaj që përbën familje.

Kontrolli i mediave

Gjatë dekadave të tij në pushtet, Erdogan konsolidoi kontrollin mbi mediat. Shumica e mediave turke të lajmeve tani janë në pronësi të konglomerateve besnike ndaj tij. Ai e ka përdorur pozicionin e tij për të heshtur kritikat dhe për të përçmuar opozitën.

Monitoruesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vunë re se rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale më 14 maj dhe balotazhi i 28 majit ishin të lirë, por jo fer.

Teksa votuesit në rundin e dytë kishin zgjedhje midis alternativave të vërteta politike, “mbulimi i njëanshëm mediatik dhe mungesa e kushteve të barabarta i dhanë një avantazh të pajustifikuar presidentit aktual”, ka thënë Farah Karimi, koordinatore për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Kundërshtari i Erdoganit në balotazhin e zgjedhjeve, lideri i opozitës, Kemal Kilicdaroglu, kishte premtuar se do të zhbënte politikat ekonomike të presidentit dhe do ta kthente Turqinë në një rrugë demokratike, duke u dhënë fund goditjeve ndaj fjalës së lirë. Mirëpo dështoi.

=

Gjithashtu lexoni:

SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës

Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në

Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin, Kosova e Bosnja më të cenueshme

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

U vra nga sulmet e SHBA dhe Izraelit/ Caktohet data e funeralit të ish-udhëheqësit të Iranit, Ali Khamenei

KosovaNewss 03/06/2023 03/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve
09:37 -15/06/2026
Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua
09:35 -15/06/2026
Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
09:33 -15/06/2026
SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës
09:06 -15/06/2026
Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”
09:03 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?