KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën
Rajon

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën

KosovaNewss
KosovaNewss 21:57 -05/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Parlamenti shqiptar ratifikoi të enjten gjatë seancës plenare, marrëveshjen e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e cila u nënshkrua më 21 janar 2025 në Davos. Ky akt konfirmon angazhimin e Shqipërisë për të mbështetur Ukrainën përballë agresionit rus.

Gjatë prezantimit të marrëveshjes në seancën plenare, ministri i Jashtëm, Igli Hasani theksoi se Shqipëria e ka treguar qartë qëndrimin e saj që prej fillimit të agresionit të paprovokuar rus.

“Shqipëria ka qëndruar qartë se është në anën e ligjit, të drejtës ndërkombëtare dhe të popullit ukrainas,” u shpreh ai.

Marrëveshja synon që, në përputhje me kapacitetet e saj, Republika e Shqipërisë të ofrojë mbështetje politike, ushtarake, teknike, mbrojtëse dhe humanitare për Ukrainën, si pjesë e angazhimeve dypalëshe dhe ndërkombëtare.

Ministri Hasani shtoi se si një anëtar i besueshëm i NATO-s, Shqipëria merr përgjegjësitë e nevojshme në mbrojtje të rendit ndërkombëtar që garanton paqen dhe lirinë.

“Si vend anëtar i besueshëm i NATO-s, marrim përgjegjësitë e nevojshme në mbrojtje të rendit ndërkombëtar që garanton paqen dhe lirinë për të gjithë,” theksoi ai.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Shqipëria angazhohet në katër fusha kryesore:

Siguri dhe Mbrojtje

Llogaridhënie dhe Drejtësi Ndërkombëtare

Ndihmë Humanitare dhe Rindërtim

Reagim në rast përshkallëzimi, për të garantuar përgatitje dhe bashkëpunim në çdo skenar.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje rikonfirmon solidaritetin e Shqipërisë me Ukrainën dhe angazhimin e saj ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe sigurisë kolektive.

Gjithashtu lexoni:

Vendoset vendkalim kufitar RMV-Greqi në zonën e Liqenit të Prespës, Toshkovski: Në Evropë kufijtë duhet të lidhin vende e jo të ndajnë

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës

Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave të anëtarësimit

Tepiq: Franca ka prova për lidhjet e Vuçiçit me kartelet e drogës

Berisha kërkon nga PPE mision fakt-mbledhës në Shqipëri: Vendi është kthyer në narko-shtet

KosovaNewss 05/06/2025 05/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare
18:09 -06/06/2025
Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci
18:05 -06/06/2025
Stipe Mesiq shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
18:01 -06/06/2025
EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2027
17:55 -06/06/2025
Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë
15:15 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?