KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shokuese: Hakohen mbi 120 mijë kamera sigurie të shtëpive në Kore – shiten në Internet videot me përmbajtje seksuale
Botë

Shokuese: Hakohen mbi 120 mijë kamera sigurie të shtëpive në Kore – shiten në Internet videot me përmbajtje seksuale

Alban Begolli
Alban Begolli 23:01 -01/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia në Korenë e Jugut ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se kanë hakuar mbi 120 mijë kamera sigurie në shtëpi dhe biznese, duke publikuar më pas në internet video me përmbajtje seksuale të marra nga këto pajisje, transmeton KosovaNews.

Sipas autoriteteve, grupi ka shfrytëzuar dobësi të thjeshta të sigurisë, si fjalëkalime të lehta të kamerave IP. Këto kamera, që lidhën me rrjetin e internetit të shtëpisë dhe përdoren shpesh për të monitoruar fëmijët apo kafshët shtëpiake, janë bërë objektiv i lehtë për hakerët.

Në mesin e kamerave të komprometuara ndodheshin banesa private, studio sportive dhe madje një klinikë gjinekologjike.

Disa nga të dyshuarit kanë vepruar individualisht, jo si grup i organizuar, ka bërë të ditur policia për BBC-në.

Njëri nga hakerët depërtoi në 63 mijë kamera

Hetimi zbuloi se njëri prej të arrestuarve kishte hyrë ilegalisht në 63 mijë kamera, kishte siguruar 545 video me përmbajtje seksuale dhe i kishte shitur ato në këmbim të 12,235 dollarëve në kriptovaluta. Një tjetër dyshohet se ka sulmuar 70 mijë kamera dhe ka shitur 648 video.

Policia theksoi se dy prej të dyshuarve janë përgjegjës për rreth 62% të të gjitha videove të shpërndara në një faqe të paligjshme ku qarkullonin pamje të tilla vitin e kaluar.

Tre persona që kishin blerë dhe shikuar këto video janë ndaluar gjithashtu, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për mbylljen e faqes së internetit ku shpërndaheshin pamjet.

Zyrtarët kanë njoftuar se personat e identifikuar në video janë kontaktuar dhe janë udhëzuar të ndryshojnë menjëherë fjalëkalimet e kamerave të tyre./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Alban Begolli 01/12/2025 01/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?