KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkëndija e Tetovës eliminohet nga Liga e Kampionëve
Sport

Shkëndija e Tetovës eliminohet nga Liga e Kampionëve

KosovaNewss
KosovaNewss 20:10 -12/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës është mundur me rezultat të thellë 5-1 nga Qarabagu në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë eliminues në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë fund aventurës në garën më prestigjioze evropiane për këtë sezon,

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për kampionët e Maqedonisë së Veriut. Fabrice Tamba kaloi Shkëndijën në epërsi në minutën e 10-të, pas një asisti të mrekullueshëm nga Besart Ibraimi, duke mposhtur portierin vendas për 0-1.

Gëzimi i kuqezinjve zgjati shumë pak, pasi në minutën e 16-të, Qarabagu barazoi me një autogol të pafat të Klinsman Cake, pas një krosimi nga goditja e lirë. Vetëm dy minuta më vonë, vendasit përmbysën rezultatin me golin e Kadi Borges, duke kaluar në 2-1.

Presioni i ashpër i azerbajxhanasve vazhdoi dhe në minutën e 33-të, pas një tjetër asisti të Zubir, Akunzade shënoi për 3-1. Vetëm dy minuta më pas, Trumçi shkaktoi penallti dhe Jankoviç e shndërroi në gol për 4-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në fillim të pjesës së dytë, trajneri Jeton Beqiri ndërhyri me dy zëvendësime, duke futur Krasniqin dhe Alhasanin në vend të Cakës dhe Latifit, por loja e Shkëndijës nuk ndryshoi ndjeshëm. Qarabagu uli disi ritmin, por sërish dominoi fushën.

Në minutën e 59-të, Leandro Andrade shënoi golin e pestë për vendasit, duke e bërë disavantazhin e Shkëndijës edhe më të thellë. Kuqezinjtë patën vetëm një mundësi të rrezikshme në këtë pjesë, përsëri me Tamban, por portieri Koxhalski kontrolloi lehtësisht topin.

Në minutat e fundit, Qarabagu administroi rezultatin dhe pa probleme mbylli ndeshjen, duke u kualifikuar në fazën play-off të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, Shkëndija do të vazhdojë garën në të njëjtën fazë, por në Ligën e Evropës, ku do të përballet me humbësin e çiftit Ludogorets – Ferencvaros

Gjithashtu lexoni:

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë

Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të

Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi

Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij

KosovaNewss 12/08/2025 12/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta
17:00 -25/07/2026
Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president
16:22 -25/07/2026
Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia
15:42 -25/07/2026
Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë
15:09 -25/07/2026
Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb
15:08 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?