KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Diplomacia efikase e “pandës”, Kina pajton Iranin me Arabinë Saudite me katër ditë negociata, ShBA e mirëpret
Botë

Diplomacia efikase e “pandës”, Kina pajton Iranin me Arabinë Saudite me katër ditë negociata, ShBA e mirëpret

KosovaNewss
KosovaNewss 23:02 -10/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kina ka sjellë një stinë të re paqeje në Lindjen e Mesme. Diplomacia e Pekinit ka arritur që në vetëm katër ditë negociata të rivendosë marrëdhëniet diplomatike mes Iranit dhe Arabisë Saudite.

Sipas marrëveshjes së firmosur në fshehtësi të plotë në kryeqytetin kinez, fuqitë rivale angazhohen që brenda dy muajve të rihapin ambasadat respektive.

Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet me Iranin në vitin 2016 pas një kontrolli të ambasadës së saj në Teheran, në mes të grindjes mes dyja shteteve për shkak të ekzekutimit nga qeveria e Riadit të një imami shija.

Tensionet kanë prekur qiellin shpeshherë, me Arabinë Saudite që ka akuzuar Iranin për sulme raketore. Por Teherani ka mohuar të ketë kryer diçka të tillë.

Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Kina, për rivendosjen e raporteve diplomatike midis Iranit dhe Arabisë Saudite, por shprehën dyshime nëse Teherani do t’iu përmbahet zotimeve të marrëveshjes.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se “ne mirëpresim” marrëveshjen diplomatike, nëse për shembull, do të çonte në arritjen e paqes në Jemen, ku këto dy fuqi rajonale mbështesin palë të kundërta.

“Do ta shohim. Mbetet të shihet nëse iranianët do të respektojnë pjesën e tyre të marrëveshjes. Ky nuk është regjim që zakonisht mban fjalën”, tha Kirby.

“Do të donim të shihnim përfundimin e luftës në Jemen dhe kjo marrëveshje të mund të ndihmojë që të arrihet kjo”, tha ai.

I pyetur për ndërmjetësimin e Kinës, Kirby tha se Irani u ul në tavolinë të bisedimeve për shkak të “presionit” jo vetëm nga pakënaqësitë brenda vendit, por edhe nga jashtë.

“Ne sigurisht që e shohim Kinën si shtet që po mundohet të përhapë ndikim kudo në botë për interesat e saj. Por, në fund nëse kjo marrëveshje është e qëndrueshme, nuk ka rëndësi se kush e ka ndërmjetësuar apo kush është ulur në tavolinë….në fund, ne e mirëpresim atë”.

Irani dhe Arabia Saudite pas shtatë vjetësh armiqësi u pajtuan që të rihapin ambasadat dhe misionet e tyre diplomatike si dhe u zotuan se do të respektojnë disa marrëveshje të arritura në të kaluarën në shumë fusha, përfshirë atë tregtare dhe atë të sigurisë.

Arabia Saudite kishte fajësuar Iranin për sulmet me raketa dhe dronë ndaj ndërtesave të naftës më 2019, por edhe për sulmet ndaj cisternave në ujërat e Gjirit Persik. Irani ka mohuar këto akuza./REL/

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin, arrestohet një shtetas danez

Trump e quan kandidatin për kryebashkiak të Nju Jorkut, Zohran Mamdani – një ‘komunist të pastër, të vërtetë’

Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

Gjermania rrit shpenzimet në fushën e mbrojtjes

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve (VIDEO)

KosovaNewss 10/03/2023 10/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?