Në Filadelfia dhe në gjithë ShBA-në, një qetësues kafshësh i quajtur Ksylazine, po përdoret nga narkomanët duke i bërë ata të lëvizin si zombi, si dhe në raste të rënda u amputohen edhe ekstremitetet.
Abuzimi i ilaçit qetësues fentanil, një opioid sintetik 50 herë më i fuqishëm se heroina, në ShBA ka shkaktuar qindra mijëra të varur prej vitesh dhe se numri i mbidozave fatale në ShBA në vitin 2022 shumë i madh.
Tani dilerët e drogës e kanë larguar fentanilin duke e zëvendësuar me një qetësues kuajsh, i quajtur zyrtarisht Xylazine -“droga zombie” ose “tranq” duke shkaktuar probleme të mëdha në ShBA.
Një nga rezultatet e dukshme të kësaj droge të re janë se njerëzit lëvizin nëpër rrugë si zombie.
Korrespondentja e televizionit austriak ORF udhëtoi për në Filadelfia, e cila llogaritet si epiqendra e përdorimit të drogës “tranq”.
Sipas saj, rrugët janë të mbushura me qindra njerëz në “tranq”.
Qindra të varur jetojnë në rrugë dhe pa konsumimin e drogës ata humbasin pothuajse të gjithë kontrollin mbi trupat e tyre.
Tregtarët e drogave kontaminojnë më shumë se 90 për qind të të gjitha barnave, me qetësuesin e lirë të kuajve, thanë Melanie dhe Colleen nga organizata e ndihmës “Savage Sisters”. Atje, vullnetarët trajnohen çdo ditë se si të përgjigjen në rast të mbidozimit të drogës.
Ilaçi “tranq” gjithashtu shkakton plagë të thella në mish. Plagët herë zbresin deri në kockë, e herë ka edhe larva brenda. Xylazine redukton furnizimin me gjak.
Ndonjëherë një transplant i lëkurës është i nevojshëm, ndonjëherë pjesët e trupit duhet të amputohen.


