KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja pret zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe formimin e Asociacionit
Politikë

SHBA-ja pret zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe formimin e Asociacionit

KosovaNewss
KosovaNewss 23:26 -18/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

SHBA-ja pret që Kosova dhe Serbia të përmbushin gjithçka që është rënë dakord në negociatat e mëparshme, përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, tha Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës.

Pikërisht një muaj më parë, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në Maqedoninë e Veriut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, arritën një marrëveshje gojore për aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve, por një nga pikat kryesore – fillimi i formimit të Asociacionit – mbeti, pengesa kryesore.

“Fokusi ynë është në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në mënyrë që t’i ndihmojmë ata të zhvillojnë marrëdhënie më paqësore, të parashikueshme si fqinjë, të cilat do të mundësojnë stabilitet, siguri dhe prosperitet më të madh në rajon. BE-ja pret që të dyja palët të përmbushin zotimet dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme nga dialogu, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, gjë që u konfirmua nga të dy liderët në takimin e 18 marsit në Ohër”, thuhet në përgjigjen me shkrim të DASH-it, duke shtuar se SHBA-ja mbetet e angazhuar në mënyrë aktive në mbështetjen e Kosovës dhe Serbisë në zbatimin e aneksit.

Ndonëse marrëveshja për Asociacionin u nënshkrua në vitin 2013 dhe u konfirmua me propozimin evropian dhe aneksin e Ohrit, nuk ka pasur përparim në këtë çështje gjatë muajit të kaluar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi deklaroi se “marrëveshjet e mëparshme me Serbinë nuk mund të shmangen”, por se do të sigurohet që AKS-ja të mos jetë “niveli i tretë i qeverisjes në Kosovë”.

Nga ana tjetër, Beogradi kërkon formimin e AKS-së si kusht për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli i përgjigjet Paris Gurit: Kërkoja Devollit 62.6 milionë euro, jo mua 200 mijë të “rrejshme”

Qeveria ndan miliona euro për projekte arsimore, kulturore dhe zhvillimore në vend – të gjitha vendimet që u morën sot

Kurti e Çeku nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë

Limaj: Po angazhohem për të gjetur një zgjidhje për krizën politike

Basha: E papranueshme, opozitarët po mbajnë procesin të ngujuar

KosovaNewss 18/04/2023 18/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli i përgjigjet Paris Gurit: Kërkoja Devollit 62.6 milionë euro, jo mua 200 mijë të “rrejshme”
13:50 -09/07/2025
Qytetarët e Kaçanikut nga sot mamografinë mund ta bëjnë në Kaçanik
13:43 -09/07/2025
Zyrtare, Muriqi te Mallorca deri në vitin 2029
13:14 -09/07/2025
Qeveria ndan miliona euro për projekte arsimore, kulturore dhe zhvillimore në vend – të gjitha vendimet që u morën sot
12:57 -09/07/2025
Kurti e Çeku nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë
12:41 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?