Policia e Kosovës e ka sekuestruar katër armë të zjarrit më datën 10 gusht në rajonin e Prishtinës. Ndërsa policia ka njoftuar se ka ndërmarrë një aksion për parandalimin e armëve të paligjshme.
Ndërsa kujtomë se me pak se një javë në Kosovë kanë ndodhur 3 vrasje dhe dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur.
“Në këtë vazhdë, vetëm dje dhe sot, në disa lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj, dy revole të tipit ZORAKI të kalibrit 9 mm, një revole të tipit ZEV të kalibrit 9 mm, një armë të shkurtë, dyzetetre (43) copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, tri thika të ndryshme, një shufër metalike, si dhe një sasi të substancës së dyshuar si kanabis”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Më tutje Policia e Kosovës, ka treguar me urdhër të prokurorit të shteti ka filluar hetimet për Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.
“Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ndërkaq për rastin e fundit në drejtim të veprës penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


