KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sekretari Blinken godet politikanin serb: Milorad Dodik – në rrugën autoritare të Putinit
Politikë

Sekretari Blinken godet politikanin serb: Milorad Dodik – në rrugën autoritare të Putinit

KosovaNewss
KosovaNewss 08:59 -30/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se politikani serb i Bosnjës, Milorad Dodik është në rrugën autoritare të presidentit rus Putin.

Në një postim në rrjetet sociale që ka bërë të mërkurën, sekretari Blinken tha se këtë e dëshmojnë sulmet e tij ndaj të drejtave themelore dhe liritë e njeriut në Republikën Serbe.

Milorad Dodik’s attacks on basic rights and freedoms in Republika Srpska show he is on President Putin’s authoritarian path. @StateDept, represented by Amb. Murphy, continues to advocate for the democratic and prosperous future that all citizens of Bosnia and Herzegovina deserve.

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) March 29, 2023

Komentet e sekretarit Blinken pasuan zhvillimet e fundit në entitetin serb të Bosnjës dhe paralajmërimin e udhëheqësit të atij entiteti Milorad Dodik për shkëputjen e marrëdhënieve me ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveria e Republikës Serbe tha se do ta shpallë vepër penale “shpifjen”, do të miratojë ligjin mbi agjentët e huaj si dhe qasjen e pjesëtarëve të komunitetit LGBT në institucionet arsimore të këtij entiteti.

Sekretari Blinken tha se Departamenti i Shtetit i përfaqësuar nga ambasadori

Michael Murphy, vazhdon të angazhohet “për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Më herët gjatë të mërkurës ambasada amerikane në Sarajevë shkroi se “asnjë vend, asnjë grup qytetarësh, jashtë Shteteve të Bashkuara, nuk është kujdesur më shumë, nuk ka investuar më shumë ose ka bërë më shumë për të mbështetur dhe ndihmuar popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës, pavarësisht se çfarë thotë dikush tjetër. Dhe kjo nuk do të ndryshojë”.

No country, no group of citizens, outside of the United States, has cared more for, invested more in or done more to support and help the people of Bosnia and Herzegovina, no matter what anybody else says. And that is not going to change. #USAmbBiH pic.twitter.com/JX5ZdCJQ7y

— US Embassy Sarajevo (@USEmbassySJJ) March 29, 2023

Pas luftës së viteve të 90-ta, që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë, Bosnja u nda në dy entitete autonome, Republikën Serbe dhe Federatën e dominuar nga boshnjakët dhe kroatët, të lidhura nga një qeveri e dobët qendrore në Sarajevë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u shohin veprimet e Milorad Dodikut dhe kërcënimet e tij për shkëputjen e Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina, si të rrezikshme për paqen në vend dhe në rajon.

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar dhjetëra persona në Bosnjë dhe Hercegovinë përfshirë presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, “për veprimtari korruptive” dhe “kërcënim të vazhdueshëm ndaj qëndrueshmërisë dhe tërësisë tokësore të Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Moska i ka shfrytëzuar ndasitë në Bosnjë duke mbështetur politikat e Milorad Dodikut, i cili nderoi presidenti rus Putin me 9 janar të këtij viti me rastin e “ditës së Republikës Serbe”, një kremtim që është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës./VOA

Gjithashtu lexoni:

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit

KosovaNewss 30/03/2023 30/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?