KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sallahu: Kundër Ligjit për KPK-në ishte vetëm opozita, po do që ta mbajë të kapur sistemin
Politikë

Sallahu: Kundër Ligjit për KPK-në ishte vetëm opozita, po do që ta mbajë të kapur sistemin

KosovaNewss
KosovaNewss 08:12 -28/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë mohuar akuzat e opozitës se Qeveria aktuale e Kosovës ka për qëllim që ta kapë sistemin e drejtësisë.

Ai ka theksuar se nuk ka asnjë qeveri që ka kërkuar më shumë rekomandime e komente nga Komisioni i Venecias lidhur me ligje të caktuara.

“Dhimbja (e opozitës v.j.) është diku tjetër, dhimbja është mbrojtja, mbrojtja e disa njerëzve që kanë dërguar në sistemin e drejtësisë, nuk dua të merrem me emra, por disa njerëz në sistemin e drejtësisë e kanë një farë zinxhiri dhe ata nuk duna që ai të shkëputet”, ka deklaruar Sallahu.

Sipas tij opozita është vetëm por ndryshimeve kozmetike në sistem.

Ai ka thënë se për reformat që kanë nisur në sistemin e drejtësisë janë të mëdha dhe përmbajtjesore dhe se sipas Sallahut, për këtë edhe kanë marr shumë kohë.

“Byroja një, KPK-ja dy, dhe Vettingu tre janë reforma të jashtëzakonshme, reforma që e ndryshojnë në tërësi një sitëm të caktuar, e në të njëjtën kohë e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, këto kanë qenë reforma që nuk janë kozmetike, por përmbajtjesore”, ka theksuar në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Sallahu.

Tutje zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se kundër Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), të cilin Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm, ka qenë vetëm opozita.

Ai ka theksuar se nuk ka pasur as edhe një ligj tjetër që ka pasur përkrahje më të madhe nga shumë akterë.

“Nuk ka pasur ligj që ka pasur përkrahje më të madhe, qoftë nga shoqëria civile që ka qenë pjesë e procesit, qoftë nga Zyra e BE-së, qoftë nga Zyra amerikane, qoftë nga ambasada e Mbretërisë së bashkuar, pra të gjithë këtë akterë, Këshilli i Evropës, OSBE-ja, Komisioni i Venecias, të gjithë këta kanë dhënë rekomandimet e veta të cilat janë kthyer në dispozita, vetëm opozita ka qenë kundër”, ka theksuar Sallahu, duke shtuar se e kupton edhe kundërshtimin e tyre.

“Shumica e njerëzve që kanë punuar në sistemin e drejtësisë janë me origjinë nga partitë opozitare, kanë dal nga ato parti, andaj ata me çdo kusht mundohen t’i mbrojnë njerëzit e tyre brenda këtij sistemi, në jemi të angazhuar për pavarësi, kurse ata janë të angazhuar për mbajtjen e kapjes së disa personave brenda këtij sistemi”, ka deklaruar Sallahu, duke shtuar se ata do të punojnë që nuk do të ndalen derisa që të realizojnë reformën në këtë sistem.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në fushat e grurit në Ramoc të Gjakovës

KosovaNewss 28/03/2023 28/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?