KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rubin inkurajon Kurtin e Vuçiqin: Disa vendime të vështira janë marrë, por duhen edhe disa të tjera
Politikë

Rubin inkurajon Kurtin e Vuçiqin: Disa vendime të vështira janë marrë, por duhen edhe disa të tjera

KosovaNewss
KosovaNewss 18:54 -10/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari Special i SHBA-ve dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global, James Rubin, i cili po qëndron për vizitë në rajon (Podgoricë, Shkup dhe Tiranë), ka folur për dialogun Kosovë -Serbi, duke thënë se disa vendime të vështira janë marrë, por duhen edhe disa tjera.

Rubin, që në Kosovë njihet si ish-Ndihmës i Sekretares së Shtetit Madeleine Albright nga periudha e Rambujesë, ka deklaruar se në rajon është duke parë dallime të mëdha në krahasim me periudhën e luftës.

“Tash mund të shohim perspektivën e anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE, nëse liderët i pranojnë shanset që u janë dhënë. Vetëm u duhet t’i marrin edhe disa vendime të vështira. Disa vendime janë marrë tashmë, por duhen edhe disa tjera” ka thënë ai në Podgoricë, gjatë një brifingu me gazetarë.

Sipas tij, rajoni do të ketë një të ardhme më të ndritur nëse marrëveshja Kosovë -Serbi implementohet.

Ai ka  shtuar se SHBA’ i përshëndet marrëveshjet në të cilët BE është duke punuar dhe po i ndihmon Kosovës e Serbisë që të kenë raporte normale e po ashtu dhe popujve që të jetojnë krah njëri-tjetrit, t’i njohin simbolet, të drejtat dhe liritë e pakicave dhe të ecin tutje.

Rubin ka kërkuar që lufta e kundër dezinformimit të jetë prioritet i pushtetit të ri në Mal të Zi dhe se është i bindur se ky vend nuk do t’i kthehet Serbisë dhe Rusisë, pavarësisht ndikimit të Beogradit dhe Kishës Ortodokse Serbe. Por, ka thënë se përpjekjet për luftën kundër dezinformatave duhet të jenë 100 përqind, duke e përmendur se atje ka disa media që shpërndajnë propagandë ruse.

“Kanalet që shpërndajnë dezinformata duhet të bllokohen, duhet të ketë rregullativë. Nuk mund vetëm t’i përsërisni rrenat ruse dhe ta quani vetën gazetarë. Ajo nuk është gazetari, janë dezinformata. Duhet ta respektojmë lirinë e shprehjes, keni të drejtë te keni qëndrime dhe të raportoni për to. Por duhet gjetur kufirin ndërmjet lirisë së medias dhe dezinformatave të rrezikshme. Është e vështirë por nuk është e pamundur”

“Liderët e të gjitha partive kanë thënë se do të punojnë me ne dhe me Unionin Europian. Nuk besoj se do ata do të kthehen prapa në kohën kur Moska e ka udhëhequr hapësirën mediale” ka shtuar Rubin.

Sipas Rubin, agresioni rus u ka çelur sytë të gjithëve dhe se do të ishte mirë që besimtarët e Kishës Ortodokse Serbe të “kujtojnë se edhe ukrainasit janë ortodoksë dhe se ata janë viktima në këtë luftë”.

Më tej, Rubin ka shtuar se Rusia nuk do të donte të shihte normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kjo është diçka që nuk i pëlqen Putinit, ka theksuar ai.

“Ka dallime (Aleksandar) Vuçiq po punon me zyrtarët e Kosovës për normalizim, kjo nuk është diçka që Putini nuk e ka kërkuar apo e ka dashur”.

Tutje Rubin ka thënë se Pekini dhe Moska po shpenzojnë miliarda dollarë për të manipuluar opinionin në mbarë botën.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Përparim Rama pak ditë më parë e promovoi me pompozitet, në fakt rruga “Gjergj Balsha” në lagjen Arbëria është në gjendje të mjerueshme

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

KosovaNewss 10/04/2023 10/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?