Policia ka njoftuar se një person ka raportuar se është rrëmbyer nga dikush dhe është mbajtur i mbyllur në Prishtinë.
Personi ka identifikuar dy të dyshuarit të cilët Policia i ka arrestuar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe për një kohë është mbajtur në një vend të njohur për të, në prezence edhe të një personi tjetër të dyshuar. Dy të dyshuarit kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.


