KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rrëfim interesant/ Përballja e Adem Demaçit në rrethim të 50 ushtarëve serbë – si e bëri të dridhej ushtarin serb  
Politikë

Rrëfim interesant/ Përballja e Adem Demaçit në rrethim të 50 ushtarëve serbë – si e bëri të dridhej ushtarin serb  

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 15:54 -26/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot janë mbushur katër vjet që kur në moshën 82-vjeçare ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.

Sakrifica e tij e pakrahasueshme ishte referencë e popullit shqiptar, për idealet që s’thyhen, për idetë që nuk burgosen, për vullnetin që nuk shtypet.

Demaçi me të drejtë cilësohet se ishte tribun i cili gjallëroi mendjet dhe zemrat e një populli të tërë për të rrugëtuar në rezistencë me çfarëdo çmimi, deri në çlirimin përfundimtar të vendit.

E për të nderuar figurën e kombit, sot kanë bërë homazhe dhe vendosur lule të freskëta personalitete të shumta të vendit.

Mirëpo me një rrëfim të tillë interesant se çfarë kishte ndodhur nga fundi i vjeshtës së luftimeve të ashpra derisa Adem Demaçi shkonte në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Drenicë, kujtohet më së miri tribuni shqiptar, shkruan KosovaNews.

Rrugës për në ShP të UÇK-së ndodh rrethimi nga 50 ushtarë serbë

Nga fundi i vjeshtës, Adem Demaçin dhe këshilltarin e tij për çështje ushtarake, Sylejman Ajetin, Shasivar Makolli i shpie në ShP të UÇK-së në Drenicë.

Në prag muzgu arrijnë te lagjja e Sopajve në Llapushnik të Drenasit, ku papritmas rrethohen prej rreth 50 ushtarësh serbë, e kujton këtë ngjarje publicisti Shkëlzen Gashi.

Tutje, vazhdon rrëfimi; Komandanti i këtyre ushtarëve kërkon të mësojë prej Demaçit se kah po shkojnë dhe këtu Demaçi ia kthen:

“Jemi nisë për te UÇK-ja, të cilën ju po e përjetoni në lëkurën tuaj dhe nuk po guxoni ta ndaloni, por po më ndaloni mua, një njeri paqësor dhe të paarmatosur”, i ka thënë Demaçi.

Ushtari serb nis të dridhet

Gjatë kohës që e presin komandantin t’ua verifikojë dokumentet nga shtëpia ku janë vendosë forcat serbe, një ushtar i ri i afrohet Demaçit dhe e kërcënon me automatikun që ia ngjesh në fyt: “Të ishte pak më terr, të kisha vra në vend”.

Demaçi zmbrapset një grimë, e shqyen këmishën për ta hapë gjoksin, dhe shfryn para ushtarit serb me një duf që Shasivar Makolli s’ia kishte njohë kurrë: “Pucaj, džukelo jedna”! Ushtari nis të dridhet. Kthehet komandanti i tij, ua dorëzon dokumentet të ndaluarve dhe i liron ta vijojnë rrugën.

https://www.facebook.com/shkelzengashi/posts/pfbid02Y5prdHfwMQuABjcE6vFbiT4NauKs5V6trPxehhPFbZqzYex95y7LvjsfA2GuKMJGl

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk do të rikandidoj, por jam i bindur se PDK-ja do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë

Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me VV-në

Sorensen: Me Bislimin dhe Petkoviçin diskutuam për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve

Bislimi: Sorenseni ka vizion të qartë si të ecet përpara, por është herët për rezultate konkrete

Paris Guri i LDK-së angazhon asistent personal djalin e Dukagjin Goranit

TAGGED: Adem Demaçi, perballja, UÇK
Kreshnik Llabjani 26/07/2022 26/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
few clouds
26° _ 25°
45%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
27 °C
Sat
26 °C

Lajmet e Fundit

Hamza: Nuk do të rikandidoj, por jam i bindur se PDK-ja do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë
22:53 -10/06/2025
Shqipëria barazon me Letoninë
22:47 -10/06/2025
Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me VV-në
22:44 -10/06/2025
Meta investon 10 miliardë dollarë në startup të AI
22:18 -10/06/2025
Sorensen: Me Bislimin dhe Petkoviçin diskutuam për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve
21:51 -10/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?