KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ronaldo kritikon Vinicius Juniorin
Sport

Ronaldo kritikon Vinicius Juniorin

KosovaNewss
KosovaNewss 21:40 -07/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ronaldo Nazario, njohur si “Fenomeni”, pronari aktual i Valladolidit dhe Cruzeiros, kritikoi ashpër punën stërvitore që po bëhet në futbollin brazilian dhe përmendi rastin e Vinicius Jr. si shembull kur ai u transferua nga Flamengo te Reali i Madridit.

Ronaldo deklaroi në podcastin “Mano a mano” se Vinicius, kur mbërriti në Madrid, “nuk ishte një lojtar i rafinuar”.

“Për shumë vite, talentet që u larguan, u larguan sepse janë të talentuar dhe në shumë raste lojtarë jo të mirë.

Një rast shumë i qartë është ai i Vinícius Jr. Ai u shit te Reali në moshën 18-vjeçare dhe luajti për ekipin B të Madridit”, deklaroi Ronaldo.

“E shihje që nuk ishte një lojtar i rafinuar, deri në atë pikë sa të gjithë thoshin se do të huazohej, derisa të kthehej në Brazil”, vazhdoi ai.

“Është përmirësuar me programet e trajnimit, metodologjinë profesionale, me ndihmën e profesionistëve të mëdhenj.

Ai u shndërrua “nga uji në verë” në dy vjet. Sot ai është lojtari më vendimtar, më vendimtari në futbollin botëror”, insistoi Ronaldo.

“Kur mbërriti në Madrid, ai nuk dinte ta kontrollonte topin me këmbën e majtë. Vinicius luajti në Flamengo. Ata nuk e përgatitën siç duhet, sepse nuk ia përmirësuan këmbën e majtë, nuk i përmirësuan bazat teknike, marrëdhëniet e tij mes kohës dhe hapësirës në fushë. Vetëm jashtë u bë më mirë”, tha ish-futbollisti.

Ronaldo beson se kjo situatë në Brazil do të përmirësohet nga viti 2030:

“Brazili do të bëjë një hap në cilësi në rreth pesë ose gjashtë vjet. Ne filluam pesë ose gjashtë vjet më parë me kurse trainimi, kurse metodologjie dhe CBF (Konfederata Braziliane e Futbollit) ka investuar shumë në këtë.

Është diçka për të cilën nuk flitet shumë. Kjo do të ndryshojë nivelin e futbollit brazilian, si në trajnimin e trajnerëve, ashtu edhe në metodologji dhe programet bazë”.

Një pikë e rëndësishme, sipas Ronaldos, për të përmirësuar punën stërvitore të futbollistëve brazilianë, është ardhja në Brazil e trajnerëve të huaj:

“Ne kemi dhjetë trajnerë të huaj në Serinë A. Ata janë më të përgatitur se brazilianët. E di që do të më kritikojnë për këtë, sepse do të mendojnë se nuk kam patriotizëm dhe preferoj të huajt. Por kjo nuk është e gjitha, ju duhet të punësoni më të mirët. Ka brazilianë të stërvitur, por janë edhe shumë të shtrenjtë”.

Gjithashtu lexoni:

E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it

Holanda shkatërron Suedinë, Zeneli debuton në Botërorin 2026

Reali mohon interesimin për Olise: Nuk ka pasur kontakte me lojtarin

Wright dhe Ibrahimovic: SHBA mund të shkojë deri në gjysmëfinale

Anglia në alarm, Rashford rrezikon sfidën ndaj Ganës

KosovaNewss 07/07/2023 07/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?