Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka rënë për një pozitën në renditjen e re të FIFA-s.
Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, sot ka publikuar renditjen e kombëtarëve për muajin korrik.
Kombëtarja jonë në renditjen e re zë vendin e 109-të, duke u renditur pas Madagaskarit dhe përpara Taxhikistanit.
Ndërkaq, Kombëtarja e Shqipërisë, mbetet në pozitën e njëjtë. Kuqezinjtë renditen në vendin e 65-të.
Në renditjen e përgjithshme vazhdon të prijë kampionia e botës, Argjentina e ndjekur nga Franca dhe Brazili.