KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon ministri Sveçla: Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë
Politikë

Reagon ministri Sveçla: Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë

KosovaNewss
KosovaNewss 14:55 -14/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një ragim të lëshuar për media ka thënë se Serbia brenda territorit të Kosovës i ka kidnapuar tre zyrtarë policorë të Kosovës.

Sveçla ka thënë se zyrtarët policorë të Kosovës kanë qenë thellë brenda territorit të Kosovës, dhe se veprimi nga ana e Serbisë është shkelje e çdo marrëveshje e çdo parimi të normave ndërkombëtare.

“Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare. Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtarë që ta rrisë presionin ndaj Serbisë që të lirojë policët kosovarë dhe po ashtu të ndalen provokimet.

“Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj. Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend”, ka shkruar Sveçla.

LAJMI I FUNDIT – Policia e Kosovës: Policët dyshohet se u kidnapuan brenda territorit

Gjithashtu lexoni:

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Nis të hënën regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Mitrovicë të Veriut

KosovaNewss 14/06/2023 14/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara
15:10 -30/07/2026
Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit
14:41 -30/07/2026
Nis të hënën regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës
14:39 -30/07/2026
Stavri Bello: Prishtina 2030, shansi më i madh për sportin kosovar
14:15 -30/07/2026
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, kërkojnë pagën e qershorit
13:47 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?