Kandidati kryesor i opozitës në Turqi ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje.
Kemal Kilicdaroglu i Partisë Popullore Republikane ka akuzuar Rusinë për sajim të videove dhe materialeve të rreme, duke iu referuar një incizimi që thuhet se është i rremë i kandidatit tjetër, Muharrem Ince, i cili u tërhoq nga gara një ditë më parë.
“Nëse doni vazhdimin e miqësisë sonë pas 15 majit, hiqni duart nga shtetit turk”, ka thënë Kilicdaroglu, raportoi Guardian.
Votuesit turq do t’i drejtohen kutive të votimit më 14 maj për president dhe për parlament. Rizgjedhja e Recep Tayyip Erdoganit do t’ia jepte edhe një mandat, duke goditur kundërshtarët dhe duke rritur ndikimin në skenën botërore ndërsa në vendin e tij duke e forcuar kontrollin.
Sondazhet aktuale sugjerojnë votim të ngushtë presidencial, me Erdoganin dhe Kilicdaroglun si dy figurat që do të “luftojnë” për karrigen e presidentit të ardhshëm.