Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin se ka plagosur dy të tjerë.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë dhe është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


