Galatasaray është shpallur kampion i Superligës turke në futboll.
Këtë sukses, klubi nga Stambolli e arriti pasi në javën e parafundit mposhti Ankaragucu me rezultat 1-4.
Për Galatën realizuan dy gola, Icardi dhe nga një Yilmaz dhe Oliveira.
Te goli i parë i sulmuesit argjentinas asistoi Milot Rashica.