KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raporti: Të rinjtë deri në 27 vjet s’arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet, 6 vjet u duhen të gjejnë punë pas diplomimit
Ekonomi

Raporti: Të rinjtë deri në 27 vjet s’arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet, 6 vjet u duhen të gjejnë punë pas diplomimit

KosovaNewss
KosovaNewss 16:43 -02/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Statistikave të Kosovës, UNFPA dhe Instituti Riinvest kanë mbajtur diskutimin me temën “Analiza e Parë e Llogarive Kombëtare të Transferimit (NTA) në Kosovë: Publikimi dhe Diskutim”.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave, Ilir Berisha, tha se NTA ndihmon në politikbërjen dhe i’u mundëson që të kuptojnë më mirë sfidat. Ai tha se bashkëpunimet janë të nevojshme në mënyrë që të ketë efekte.

Visar Vokrri, nga Instituti Riinvest, foli për gjetjet e analizës, duke sqaruar se janë përdorur të dhënat e ATK-së të vitit 2017.

Sipas tij, në bazë të kësaj analize del që kosovarët deri në moshën 27 vjeçare nuk kanë mundësi t’i mbulojnë shpenzimet e tyre.

Ai tha se edhe ata që janë mbi moshën 60 vjeçare nuk arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet e tyre, e që sipas tij kjo nuk ndodhë në vendet e tjetra.

“Ato ndahen në tri grupe kryesore, cikli jetësor ekonomik, dy grupe të rëndësishme janë edhe alokimet dhe grupi i tretë janë rishpërndarjet publike. Pilotimi është realizuar duke përdorur vitin 2017. E para janë të hyrat nga puna, në vitin 2017 kanë qenë 1,55 miliardë të hyra totale bruto këto të dhëna janë marr nga ATK-ja. Te konsumi i kategorive familjare jemi fokusuar në sektor të ndryshëm, shpenzimet që lidhen në shpenzimet privat në arsim, po e shohim se pas shkollës fillore ka shpenzime më të mëdha, këto shpenzime nuk e kalojnë moshën 30 vjeçare”.

“Konsumi privat në shëndetësi, nuk ka shpenzimet janë më të mëdha nga mosha 40 vjeçare. Te shpenzimet publike shëndetësore, rreth 100 euro për kokë banori janë shpenzimet që bëhen për foshnjat, nga mosha 70 janë shpenzimet më të mëdha. Te deficiti i ciklit jetësorë, ky deficit zakonisht është pozitiv në fillim dhe në fund. Deri në moshën 26-27 vjeç kosovarët nuk arrin që t’i mbulojnë shpenzimet e veta, kjo nuk është karakteristik e vendeve të zhvilluara, e shohim që para pensionimit prapë fillojnë që mos t’i mbërrijnë shpenzimet e veta. Edhe një prej elementeve që janë rishpërndarjet publike në mesë moshave, është se të hyrat janë shumë të vogla dhe e gjithë rishpërndarje në ekonomit familjarë bëhet përmes kursimeve publike”, tha ai.

Avni Kastrati nga ASK-ja tha se kanë pasur shumë sfida, sipas tij, në këtë analizë ka dal që të rinjtë në Kosovë pasi ta kryejnë fakultetin i’u duhet deri në gjashtë vjet që të fillojnë punën.

“Në fillim na ka dukur e lehtë, por pastaj ka pasur sfida, edhe burimet që i kemi pasur të disponieshem. Në Kosova po sa ta kryejnë fakultet nuk hyjnë në punë, i nevojiten edhe pesë gjashtë vite që të fillojnë punën. Edhe unë kam mësuar shumë nga ky hulumtim nga kjo analizë. Sepse ndryshimet e mëdha demografike që po ndodhin në Kosovë, në demografi themi se Kosova ka hyrë në mundësit e reja. Edhe Kosova e ka kaluar fazën e zvogëlimit edhe shkalla e fertilitetit jemi në rënie”, tha ai.

Llogaritë Kombëtare të Transferimit (NTA) janë një sistem i kontabilitetit kombëtar që gjurmon shpërndarjen e burimeve ekonomike midis grupmoshave të ndryshme brenda një vendi. Në mënyrë të veçantë, NTA-të ndjekin fluksin e mallrave dhe shërbimeve, si dhe burimet financiare, ndërmjet grupmoshave të ndryshme, si fëmijët, të rriturit në moshë pune dhe individët e moshuar.

Duke gjurmuar shpërndarjen e burimeve midis grupmoshave të ndryshme, NTA mund të ndihmojnë politikëbërësit të kuptojnë më mirë sfidat ekonomike dhe mundësitë që lidhen me plakjen e popullsisë.

NTA-të zakonisht përdoren për të analizuar modelet e transfertave ndër breza, të cilat i referohen rrjedhës së burimeve midis brezave të ndryshëm. Kjo përfshin transferimet nga prindërit te fëmijët, nga fëmijët te prindërit e moshuar dhe nga popullsia në moshë pune te pensionistët.

Në përgjithësi, NTA-të ofrojnë një mjet të dobishëm për politikëbërësit për të kuptuar më mirë implikimet ekonomike të plakjes së popullsisë dhe për të zhvilluar politika që mund të ndihmojnë në promovimin e rritjes ekonomike dhe mirëqenies në grupmosha të ndryshme.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Çmimi i naftës për sot

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale

KosovaNewss 02/05/2023 02/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla
16:51 -07/06/2026
Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së
16:48 -07/06/2026
Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje
16:43 -07/06/2026
Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?