KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ramadani: Serbisë i duhet veriu i Kosovës të mbetet konflikt i ngrirë
Politikë

Ramadani: Serbisë i duhet veriu i Kosovës të mbetet konflikt i ngrirë

KosovaNewss
KosovaNewss 19:54 -05/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë posedon informacione se në Rashkë të Serbisë po zhvillohen stërvitje me qëllim të destabilizimit të veriut të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e kësaj Agjencie.

Ajo tha se këtë informacion e kanë marrë nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti , i cili raportoi sot para Komisionit.

Ndërkohë, ish Kryeinspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, deklaroi në emisionin “Info Plus” në RTK se Serbia synon t’u ikë marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel e Ohër.

Ai tha se Institucionet e Kosovës duhet të ndërtojnë platformë shumë më efektive të shpjegimit të situatës reale në teren, për të gjithë partnerët strategjikë. Sipas tij, situata në pjesën veriore kërkon edhe planifikim të mirë.

Ramadani deklaroi se Rusia ka interes të qartë që zona e Ballkanit Perëndimor të vazhdojë të thellohet në mënyrë që vëmendja e partnerëve perëndimorë të zhvendoset edhe në zona të tjera.

Ai tha se një nga palët më të pakënaqura për zbatimin  marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë është Rusia, sepse ajo e përdorë Serbinë si një mashë për të nxitur veprime të ndryshme jashtë territorit të saj.

Ramadani u shpreh se ndikimi i Rusisë edhe në institucionet e Serbisë është i madh, sidomos  pas emërimit të Aleksandar Vulinit në krye të inteligjencës serbe.

Ai u shpreh se është shumë e qartë se mbajtja e situatës së tensionuar në veri të Kosovës, shkon në favor të Serbisë.

“Ajo po dëshmon se ka ndikim të madh në atë zonë. Për ta ndryshuar situatën, institucionet e  Kosovës duet të ndërmarrin fushatë informuese për ta sqaruar mirë e saktë në detaje dhe konkretisht se si Serbia është duke hyrë në Kosovë përmes çështjeve të sigurisë, e si Rusia përmes grupit Ëagner synon mbajtjen e rajonit të tensionuar”, tha Ramadani.

Sipas tij, Serbia synon që veriu i Kosovës të mbetet zonë e ngrirë e konfliktit.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

KosovaNewss 05/04/2023 05/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?