KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama viziton Greqinë, merr mbështetje për rrugën evropiane të Shqipërisë
Rajon

Rama viziton Greqinë, merr mbështetje për rrugën evropiane të Shqipërisë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:54 -21/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Serinë e takimeve në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e nisi në Parlamentin e Greqisë nga ku u prit prej kryekuvendarit, Kostas Tasulas.

Tasulas ka thënë se e mbështet rrugëtimin e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.

“Vlerësoj miqësinë mes dy vendeve dhe urat lidhëse mes dy popujve tanë, siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi. Mbështes vendin tuaj në rrugëtimin drejt BE-s nga ku vendet anëtare gëzojnë benefite”, u shpreh Tasulas.

Rama e  falënderoi kryetarin e parlamentit të Greqisë për pritjen dhe vlerësoi rolin e Greqisë në rrugën evropiane të Shqipërisë.

- Reklamë -

“Është kënaqësi e veçantë që jemi sot në Athinë, marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm. Dëshira e dyanshme për t’i forcuar këto marrëdhënie çdo ditë, është shumë e madhe dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë pa dyshim të dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh, janë qoftë qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi”, u shpreh Rama.

Rama takime pati edhe presidenten greke Katerina Sakellaropoulou, e cila tha se beson që do të zgjidhen disa çështje mes dy shteteve.

“Të dy vendet tona bashkëpunojnë më së miri sikurse edhe në organizmat ndërkombëtare. Vendi im është një mbështetës i flaktë i rrugëtimit tuaj evropian dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Do të vijojmë të bashkëpunojmë e t’ju ndihmojmë drejt kësaj rruge. Përcaktimi zonave detare dhe çështjeve që kanë mbetur pezull mes dy vendeve besoj që do të ndihmojnë në këtë drejtim”, u shpreh Sakellaropoulou.

Rama tha në këtë takim se “vetëdija dhe pikë-shikimi i këtyre marrëdhënieve si njerëzit e zakonshëm na kanë bëre edhe ne politikanëve ti shikojmë  ndryshe. Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klime do të zgjidhim më së miri të tëra çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tetë për zgjidhjen e shefit detar, tregon se jemi në rrugën e duhur për ti dhënë zgjidhje problemeve”./tch/

Gjithashtu lexoni:

Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic

Begaj pas takimit me Costan: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor në BE sjellin më shumë siguri dhe stabilitet

Rasti i Zvërnecit, Rama: Mediat greke “u bënë njësh” me protestuesit

Haxhiu nga Tetova: Kosova do të jetë gjithmonë pranë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Bashkohen tre subjekte politike në Mal të Zi, shpallet zyrtarisht Forumi Shqiptar

KosovaNewss 21/03/2023 21/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan
16:55 -04/06/2026
“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit
16:25 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
16:19 -04/06/2026
U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së
15:55 -04/06/2026
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
15:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?