Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Shkup në kuadër të turit ballkanik për Procesin e Berlinit.
Ai këtë e bëri të ditur me shpërndarjen e një fotografie në Facebook nga aeroporti.
Rama shihet se është i shoqëruar ministri i Mbroktjes, Niko Peleshi. Ndërsa është pritur nga Artan Grubi, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut.
Gjatë ditës Rama pritet të vije edhe në Kosovë. Ai do të zhvillojë takime me presidenten, Vjosa Osmani. Ndërsa, ende nuk është konfirmuar takimi me kryeministrin, Albin Kurti.
Kjo vizitë lidhet me procesin e Berlinit dhe ecuritë e saj.


