KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria procedon buxhetin 2026 dhe marrëveshjet ndërkombëtare, Gërvalla: Përgjegjësia është themeli i qeverisjes sonë
Politikë

Qeveria procedon buxhetin 2026 dhe marrëveshjet ndërkombëtare, Gërvalla: Përgjegjësia është themeli i qeverisjes sonë

KosovaNewss
KosovaNewss 19:11 -12/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja e dytë dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka theksuar se qeverisja duhet të mbështetet në përgjegjësi në çdo fazë të saj, duke e cilësuar shërbimin ndaj Republikës dhe qytetarëve si nderin më të madh.

Në një reagim pas mbledhjes së parë të kabinetit të ri qeveritar, Gërvalla bëri të ditur se janë ndërmarrë hapa konkretë që në fillim të mandatit. Sipas saj, Qeveria ka proceduar për miratim buxhetin e vitit 2026, si dhe listën e marrëveshjeve ndërkombëtare që prej kohësh presin ratifikimin në Kuvend, disa prej të cilave kanë afate që nuk lejojnë më vonesa.

Ajo njoftoi gjithashtu se është miratuar kërkesa drejtuar Kuvendit për zgjatjen e zbatimit të Ligjit për Ndarje Buxhetore të vitit të kaluar edhe për muajin mars, me qëllim sigurimin e ekzekutimit në kohë të pensioneve dhe pagave në sektorin publik, deri në përfundimin e procedurave për buxhetin e ri.

Gërvalla rikujtoi se legjislatura e kaluar u shpërnda pa u votuar buxheti i shtetit në vlerë prej 4 miliardë euro, Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian prej 882.6 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore mbi 120 milionë euro.

Sipas saj, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së re krijojnë hapësirën e nevojshme për të çuar përpara këto procese dhe për të siguruar ratifikimin e tyre, duke e konsideruar këtë si një fillim të mbarë për katërvjeçarin e ri qeverisës.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

KosovaNewss 12/02/2026 12/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?