Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin edhe të tri çerdheve të reja në vend.
Këtë e ka konfirmuar ministrja e Arsimit, Shkences, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila tha se kështu po vazhdojnë me përmbushjen e zotimeve të dhëna para qytetarëve.
“Në kuadër të përmbushjes së zotimit tonë, kemi hapur tenderin për ndërtimin edhe të 3 çerdheve të reja, në Batllavë të Podujevës, Fushë Kosovë dhe në Godanc të Shtimes. Do të vazhdojmë me planin tonë për ndërtimin e çerdheve e kopshteve të reja për të siguruar hapsira dinjitoze për secilin fëmijë. Si Ministri jemi në kontakt edhe me komunat tjera për evidentimin e hapësirave për ndërtimin e çerdheve të reja”, shkroi Nagavci.