Komisioni për Grante nën kryesimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e sotme ka ndarë një buxhet rekord prej 742 milionë euro për komunat e Kosovës për vitin 2024. Njëherit ky është buxheti më i madh i ndarë ndonjëher nga Qeveria e Kosovës për komunat.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i financave Hekuran Murati i cili ka thënë se Qeveria Kurti ka ndarë 200 milion euro më shumë buxhet për komunat se sa qeverisjet e kaluara.
Murati ka thënë se ky është një fakt që demanton çfarëdo propagande opozitare se gjoja qeveria po pengon komunat dhe po ua zvogëlon buxhetin.
Postimi i plotë:
Sot në Komisionin për Grante, nën kryesimin e Kryeministrit Kurti, miratuam ndarjen e granteve komunale që rezulton me një buxhet komunal prej 742 milionë euro për vitin 2024.
Kur kemi marrë qeverisjen në vitin 2021, buxheti i ndarë për komunat ishte 546 milionë euro.
Pra, kemi gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komunat me Qeverinë Kurti.
Ky është fakti që demanton çfarëdo propagande opozitare se gjoja qeveria po pengon komunat dhe po ua zvogëlon buxhetin.