KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pse modeli i Tirolit Jugor po shihet si i dëmshëm për Kosovën
Politikë

Pse modeli i Tirolit Jugor po shihet si i dëmshëm për Kosovën

KosovaNewss
KosovaNewss 22:24 -16/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës tashmë është përcaktuar se për Asociacion, preferon ta ndjekë modelin kroat. Por nga diplomatë të huaj jo rrallë është përmendur edhe modeli i Tirolit Jugor. Ky model një ditë më parë u përmend edhe nga eurodeputeti austriak Lukas Mandl.

Modeli kroat dhe Tiroli Jugor janë dy prej modeleve më të dëgjuara ditëve të fundit, kur bëhet fjalë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri Kurti në Bruksel, por edhe në Prishtinë, po e promovon modelin kroat, ndërsa austriakët e shohin Tirolin Jugor të Italisë si zgjidhje për serbët e Kosovës. Këtë e ritheksoi edhe të hënën  eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.

Derisa modeli kroat vepron si Këshill Kombëtar i Serbëve dhe merret me vetëqeverisjen e serbëve që jetojnë në Kroaci, si dhe me aspektin e të drejtave të njeriut dhe integrimit të tyre në shoqërinë kroate, Tiroli Jugor është provincë autonome me nivel të lartë të vetëqeverisjes, me të drejta të zgjeruara legjislative dhe ekzekutive, dhe një regjim fiskal që e lejon të mbajë për vete 90 për qind të të ardhurave.

Se çfarë modeli është, e thotë njëri nga ambasadorët që përfaqësoi Kosovën në Itali.

”Është autonomi e koncentruar, territoriale, administrative, politike, legjislative, nuk mendoj se në Kosovë një autonomi e koncentruar, do ta shndërrojë Kosove në një administrim funksional,me qeverisjen qendrore do të jetë i vështire”, tha për RTK-në Albert Prenkaj, ish ambasador i Kosovës në Itali.

Njëjtë mendon edhe profesori universitar, Afrim Hoti.

“Kur flasim për këtë model flasim për ndryshim rrënjësor të rendit kushtetues dhe ligjor të Kosovës.  Modeli kroat do të mund të ishte më i përafërt, ndërkohë që modeli i Tirolit Jugor, shënon forma të avancuara territoriale, do të ishte i dëmshëm në rastin e Kosovës dhe i pazbatueshëm”, ka thënë Afrim Hoti- profesor universitar.

E kur flasim për modelin kroat, Ana Holjevac-Tukovic, që dikur ka kontribuar në arritjen e marrëveshjes për integrimin e pakicave në Kroaci, mendon se ky model i përgjigjet rastit të Kosovës.

“Modeli kroat është një praktikë e mirë në procesin e integrimit paqësor, që nuk cenon  integritetin territorial të shtetit dhe nuk krijon as ndarje politike, duke respektuar po ashtu simbolet e shtetit amë. Ky model mund të aplikohet edhe në Kosovë, nëse serbët e Kosovës krijojnë komunikim me Prishtinën dhe respektojnë legjislacionin e shtetit kosovar, siç ndodh në Kroaci”, ka thënë Ana Holjevac-Tukoviç nga Qendra e Arkivit të Luftës në Kroaci.

Derisa Kosova, Brukseli dhe Uashingtoni kanë thënë se janë kundër krijimit të një Republike Serbe, Serbia vazhdimisht insiston që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.

Gjithashtu lexoni:

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kontrolle në sektorin e qumështit, 93 mospërputhje, 46 produkte rezultuan me vaj palme

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

KosovaNewss 16/05/2023 16/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë
12:12 -04/08/2026
Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
11:50 -04/08/2026
Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde
11:25 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?