Disa qytetarë serbë kanë protestuar para ndërtesës së Komunës së Leposaviqit gjatë së hënës.
Kjo protestë ka ardhur pas arrestimit të një serbi i cili dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj gazetarëve më 16 qershor.
Ai është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Protesta ka përfunduar e qetë, derisa qytetarët janë shpërndarë.


