Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një person derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës është lënduar.
Sipas Policisë lidhur më këtë rast është njoftuar Inspektorati i Punës.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorisë rasti është duke u hetuar.
“Prizren, 09.08.2023 – 11:00. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi që i njëjti gjersa ishte duke punuar në vendin e ti të punës është lënduar. Në lidhej me rastin është njoftuar Inspektorati i Punës. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit rast vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.


