Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në kuadër të vizitës së saj në Nju Jork.
Diskutimet, siç tha Osmani, u fokusuan te “mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë, si dhe hapat e ardhshëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, pas vizitës sime në Helsinki këtë vit.”
”Diskutim produktiv me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në New York, mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë, si dhe hapat e ardhshëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, pas vizitës sime në Helsinki këtë vit. E falënderova Presidentin Stubb për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përkrahjen e palëkundur në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në institucionet euroatlantike.”, shkroi Osmani.


