KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani takoi kryetaren e Kozencës dhe kryetarët e komunave arbëreshe
Politikë

Presidentja Osmani takoi kryetaren e Kozencës dhe kryetarët e komunave arbëreshe

KosovaNewss
KosovaNewss 20:48 -12/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua sot me kryetaren e provincës së Kozencës, Rosaria Succurro, me të cilën bisedoi për raportet ekonomike, politike e kulturore mes komunave të ndryshme të Kosovës dhe Kozencës. Osmani theksoi se është shumë e rëndësishme që të krijohen mundësi të reja të bashkëpunimit mes bizneseve, institucioneve kulturore dhe operatorëve turistikë.

Në Kozencë gjenden 21 komuna arbëreshe ku vazhdon të ruhet tradita, kultura dhe tradita kombëtare për pothuaj gjashtë shekuj.Në Kozencë gjenden thesare shumë të rëndësishme, siç janë dorëshkrimet e rilindësit Jeronim De Rada, të cilat ndodhen në Bibliotekën e Qytetit të Kozencës dhe gjetiu në Kalabri.

“Digjitalizimi i dorëshkrimeve letrare shqipe të shekullit XIX është pasuri e cila duhet t’u ofrohet studiuesve dhe gjeneratave të reja”, tha Osmani.

Presidentja rikujtoi rolin e jashtëzakonshëm, të cilin arbëreshët e kanë luajtur përgjatë historisë në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor e politik të shqiptarëve.

Më tej, Osmani çmoi mënyrën se si arbëreshët kanë krijuar model të vyer për gjithë mërgimtarët se si, duke u integruar në jetën e vendit mikpritës, i kanë kultivuar e ruajtur traditat e veta, duke u shndërruar në qytetarë të suksesshëm të vendit, por edhe kontribuues për kulturën e të parëve. Osmani e shtroi mundësinë e hartimit dhe të realizimit të projekteve për ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore e traditave kulturore, nëpërmjet regjistrimit e botimit të kujtesës gojore.

“Rënia e ngadaltë e përdorimit te gjuhës shqipe te brezat e rinj dhe zvogëlimi i popullatës, për shkak migrimit, është sfidë me të cilën ballafaqohen shumë vende, përfshirë edhe rajonet në të cilat jetojnë arbëreshët. Prandaj duhen politika të qarta promovuese”, tha Osmani. Ajo nënvizoi domosdoshmërinë e shtrirjes së bashkëpunimit, hartimin e itinerareve turistike dhe shkëmbimeve kulturore, për ta ruajtur lidhjen me tokën e të parëve.  Ajo e çmoi bashkëpunimin e komunave arbëreshe, të cilat tashmë janë binjakëzuar me disa komuna të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia

Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti

Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë

Izmaku: Nëse merret vendim për votim, ne votojmë – presim vendimmarrje politike në tavolinë

KosovaNewss 12/04/2023 12/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?