Presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur stoike e luftarake xhudisten Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Paris.
Ajo në profilin e saj në Facebook ka shkruar se medalja e argjentë e Distrias është me shije ari, sepse do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë.
Postimi i saj:
Stoike e luftarake!
Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë. 🇽🇰
Faleminderit Distria, faleminderit Toni!


