KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Rajonin e ndajnë kufijtë, por do ta bashkojë Evropa
Politikë

Presidentja Osmani: Rajonin e ndajnë kufijtë, por do ta bashkojë Evropa

KosovaNewss
KosovaNewss 14:30 -26/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, mbajti një fjalim edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ajo tha se me këtë vend, Kosova ndan të njëjtat vlera e synime. Synimi i përbashkët ajo tha  se është familja evropiane.

Presidentja tha se të dy vendet gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme miqësore, e këtë jo vetëm në letër por edhe në vepër.

Osmani rikujtoi se në ditët më të errëta të vitit 1999, kur po rrezikohej ekzistenca e Kosovës dhe qytetarëve të saj, nga makineria gjenocidale e Millosheviqit, Maqedonia e Veriut e sidomos shqiptarët në këtë shtet, hapën dyert e zemrat e tyre duke u bërë strehë për shumë të dëbuar me dhunë.

- Reklamë -

“Prandaj, faleminderit nga zemra, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për të gjithë ata që na dolën në krah në vitet 1998-99. Ua kthefshim të gjithëve për të mirë”.

Në fjalën e saj, Presidentja tha se 24 vjet më pas, tani ka ditë të ndritura e ku tani qytetarët e të dy shteteve, vijnë e shkojnë.

 “Është krejtësisht normale që numër i madh e targave të makinave në parkingjet e Shkupit të jenë nga Republika e Kosova dhe anasjelltas”.

Ajo tha se lidhjet e të dy vendeve janë të forta, të shpeshta e tanimë edhe të shpejta.

Osmani u shpreh se tanimë të dy shtetet po dëshmojnë përballen me sfida të përbashkëta si lufta ndaj krimit të organizuar, por ndërkohë kanë edhe bashkëpunim të fortë në arsim e  ekonomi.

Presidentja tha se Kosova është e interesuar shumë që të ndërtohen 12 km të autostradës nga Bllaca deri në Shkup dhe krijimin  dy pikave të përbashkëta kufitare në dy pikat kryesore.

“Këto do ta lehtësonin edhe më shumë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave dhe rritjen e  bashkëpunimit mes bizneseve tona”.

Më tej, ajo tha se nuk ka asnjë dilemë se Maqedonia e Veriut do të jetë në krah të Kosovës në shumë procese, jo vetëm të integrimeve, por edhe në anëtarësimin e në organizata të tjera ndërkombëtare.

‘Sot po takohemi në Shkup por uroj që në të ardhmen e afër, bashkë i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, të takohemi në Bruksel, në djepin e BE-së”.

Ajo tha se Kosovën e Maqedoninë e veriut por edhe tërë rajonin, i ndajnë kufijtë, por do t’i bashkojë Evropa.

Presidentja Osmani: Aleatët t’i bëjnë presion Serbisë për të respektuar obligimet nga marrëveshja e Ohrit

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

KosovaNewss 26/04/2023 26/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?