Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim nobelisten Nadia Murad, një nga zërat më të fuqishëm në botë në luftën për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Në një postim në Facebook presidentja tha se ajo ishte në Kosovë për t’i bashkuar forcat për ta fuqizuar zërin e të gjitha të mbijetuarave në Kosovë e më tej.
“Nadia Murad është një nga zërat më të fuqishëm në botë në luftën për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës. Ajo sot ishte në Kosovë që t’i bashkojmë forcat për ta fuqizuar zërin e të gjitha të mbijetuarave në Kosovë e përtej. Bashkë, i vizituam të mbijetuarat si dhe organizatat të cilat punojnë afër me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e të cilat Presidenca ka vite që i mbështetë”, ka shkruar presidentja Osmani.