KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Scholz jep mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën, kërkon njohje reciproke Kosovë-Serbi
Politikë

Scholz jep mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën, kërkon njohje reciproke Kosovë-Serbi

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 12:13 -10/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka thënë të premten në Prishtinë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të shkoj përpara dhe për këtë pohoi se është duke u angazhuar brenda BE-së, ndërsa ka bërë thirrje që të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundoj  me njohje reciproke.  

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz po mbajnë konferencë për media, me ç’rast po flasim për temat që janë dakorduar t’i çojnë përpara si dy vende që kanë një partneritet të mirë mes vete.

Kancelari gjerman Olaf Scholz  ka shprehur falënderime për mikpritjen në Kosovë dhe për arritjen e bashkëpunimit të deritashëm, raporton Kosovanews.

Ai tha se Kosova është pozicionuar qartë karshi luftës dhe agresionit të Rusisë në Ukrainë.

“Kosova është pozicionuar qartë dhe kjo është pozitive. Dialogu duhet të qohet përpara dhe Kosova e Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje dhe procesi duhet të përfundoj  me njohjen e Kosovës, sepse ndryshe nuk ka kuptim”, ka thënë mes tjerash kancelari gjerman.

Ai tha se edhe liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të shkoj përpara dhe për këtë po angazhohet brenda Bashkimit Evropian.

Kurse kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka falënderuar kancelarin gjerman që për herë të parë në historinë e vendit tonë viziton institucionet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Kurti në këtë rast ka kujtuar se Kosova është 2 ditë para përvjetorit të çlirimit dhe ka falënderuar Gjermaninë që ka kontribuar për çlirim dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, nga shkatërrimet e mëdha që ka përjetuar prej agresionit të Serbisë.

“Ne jemi për dialog dhe ne jemi treguar të përkushtuar, por Serbia po bllokon marrëveshjet  dhe ecjen përpara sipas procesit të Berlinit”, ka potencuar Kurti.

Ai tregoi se nga Gjermania ka marrë edhe mbështetjen e plotë për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Kërkesa jonë  për mbështetje për anëtarësim në Këshill të Evropës ka hasur në mirëkuptim të plotë, do të vazhdojmë edhe në aspiratën tonë për aplikim në BE fund të këtij viti”.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz e ka nisur vizitën e tij të parë në Ballkanin Perëndimor dhe shteti i parë që po e viziton është Kosova, Madje është hera e parë që një kancelar gjerman viziton institucionet e vendit tonë.

Scholz në Kosovë, përveç takimeve me krerët institucionalë, pritet të vizitojë edhe trupat gjermane në kuadër të KFOR-it./Kosovanews/

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Kreshnik Llabjani 10/06/2022 10/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?