KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Kosova vazhdon përpara pavarësisht tendencave destabilizuese nga autokratët
Politikë

Presidentja Osmani: Kosova vazhdon përpara pavarësisht tendencave destabilizuese nga autokratët

KosovaNewss
KosovaNewss 10:59 -13/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është burim stabiliteti në situata kur kërkohet të krijohet tension e konflikt. Ajo ka theksuar se pavarësisht tendencave destabilizuese, Kosova do të vazhdojë përpara.

“Republika e Kosovës është një dritë shprese dhe burim stabiliteti në një kohë kur orekset për destabilitet, për tension e konflikt janë gjithnjë në rritje në kontinentin tonë. Ne vazhdojmë përpjekjet tona për promovim të qeverisjes së mirë, efektive e gjithëpërfshirëse, dhe avancim të vazhdueshëm të demokracisë pavarësisht sfidave dhe tendencave destabilizuese nga autokratët dhe satelitët e tyre”, ka thënë ajo pas takimit me administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Osmani ka shtuar se Kosova ka kapërcyer sfida e pengesa të shumta në luftën drejt lirisë, ndërsa ka theksuar se kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë.

Duke iu referuar vizitës së fundit të administratores Power në Kosovë 24 vjet më parë, Osmani ka thënë se Kosova ka ndryshuar thellësisht.

“Kanë kaluar më shumë se 24 vjet nga vizita juaj e fundit në Kosovë dhe Kosova ka ndryshuar shumë që atëherë. Kosova të cilën ju e patë atëherë të dërrmuar nga lufta, tashmë është një republikë e pavarur dhe sovrane që shikon drejt së ardhmes me vullnet dhe vendosmëri”.

Osmani pas takimit me Power: USAID-i tregon përkushtimin e palëkundur të ShBA-së për Kosovën
Power: ShBA-ja nga viti 1999 e ka ndihmuar Kosovën me mbi dy miliardë euro

Gjithashtu lexoni:

Nafta shtrenjtohet në Kosovë, arrin në 1.80 euro për litër

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

KosovaNewss 13/05/2023 13/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde
11:25 -04/08/2026
Kontrolle në sektorin e qumështit, 93 mospërputhje, 46 produkte rezultuan me vaj palme
11:07 -04/08/2026
Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë
10:38 -04/08/2026
Komuna e Drenasit hap aplikimin për shfrytëzimin e përkohshëm të hapësirave publike në shesh
10:36 -04/08/2026
Nafta shtrenjtohet në Kosovë, arrin në 1.80 euro për litër
10:09 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?