KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Mali i Zi për Shërbime Ajrore
Politikë

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Mali i Zi për Shërbime Ajrore

KosovaNewss
KosovaNewss 10:29 -14/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti sot në takimin kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Pas takimit, kryeministrat Kurti dhe Abazoviq do të kenë deklarim për media.

Abazoviq dhe delegacioni që e shoqëron, para takimit me Kurtin u prit nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ia dhuroi “Çelësin e Prishtinës”.

Ndryshe, Abazoviq ka mbërritur në Prishtinë gjatë së enjtes dhe vizitoi objektet fetare e kulturore, përfshi Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë si dhe Katedralen Nënë Tereza.

Kryeministri i Malit të Zi gjithashtu takoi edhe ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në vijim të vizitës së tij, që pritet të mbyllet të shtunën, Abazoviq ka paralajmëruar takim edhe me drejtues të partive politike parlamentare. Ai do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Po ashtu, Abazoviq do të takojë zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, grupin multietnik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe ministrat nga komunitetet jo shumicë.

Kryeministri Abazoviq do të takohet me Gjeneralin e KFOR-in Michelle Rastuçia dhe do vizitojë Galerinë Kombëtare të Kosovës i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Sportit dhe Rinisë, Hajrulla Çeku, dhe drejtoreshën e Galerisë Kombëtare, Alisa Gojani.

Abazoviq gjatë vizitës së punës në Kosovë do ta vizitojë Pejën, ku do të takohet me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri dhe do ta shoh nga afër zbatimin e projekti të IPA-s, i cili po realizohet ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Abazoviq do të vizitojë Rezidencën historike të Ibrahim Rugovës dhe do bëj homazh te varri i tij në Prishtinë, si dhe do bëj homazhe te varri i profesorit universitar dhe poetit nga Ulqini, Basri Çapriqit.

Pjesë e agjendës së Abazoviq janë edhe takimet me konsullin e nderit të Malit të Zi në Kosovë, Gazmend Abrashi, dhe me konsullin e nderit të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Shkëlqim Devolli. Gjithashtu, janë paraparë takime me organizata dhe në universitete private. 

Abazoviq mbërrin për takimin me Kurtin

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Radoiçiq dhe paramilitarët e tij duhet t’i dorëzohen Kosovës, u dëshmua se kemi pasur të drejtë

“Pas vjeshtës gjej një punë tjetër”, Kurti e Rama thumbojnë njëri-tjetrin

Kampionati i Kitesurf-it në Durrës, Sako: Mbi 30 sportistë nga Shqipëria dhe rajoni

Dyshohet se është vjedhur në Greqi, sekuestrohet skafi në Sarandë

Nis sot gjyqi ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit në GJKKO

KosovaNewss 14/04/2023 14/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
71%
1 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

“Më mirë t’isha unë në vend të saj”/ Polici pranon fajësinë për aksidentimin e Zana Gjevukajt
12:18 -30/06/2025
Kurti: Radoiçiq dhe paramilitarët e tij duhet t’i dorëzohen Kosovës, u dëshmua se kemi pasur të drejtë
11:37 -30/06/2025
KRU “Prishtina” thirrje konsumatorëve: Shfrytëzojeni ujin në mënyrë racionale
11:23 -30/06/2025
Zhduket një e mitur në Gjakovë, rasti po hetohet
11:19 -30/06/2025
Përshkallëzimi i fundit i dëshpëruar i Putinit ka krijuar një moment kritik për luftë me Perëndimin
11:17 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?