KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lidhjet e SBAShK-ut me PDK-në të thella, edhe anëtarja e Kryesisë, Hanife Salihu, këmbë e krye në PDK
Arsim

Lidhjet e SBAShK-ut me PDK-në të thella, edhe anëtarja e Kryesisë, Hanife Salihu, këmbë e krye në PDK

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 14:37 -22/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe anëtarja e Kryesisë së SBAShK-ut, Hanife Salihu, këmbë e krye në PDK.

Anëtarja e Kryesisë së SBAShK-ut, Hanife Salihu është paraqitur dje së bashku me drejtues tjerë të sindikatës në Komisionin për Arsim të Kuvendit të Kosovës, ku është diskutuar lidhur me grevën në arsim.

Edhe ky takim me deputetët nuk solli ndonjë rezultat pasi që drejtuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës ku bën pjesë edhe Hanife Salihu si anëtare e Kryesisë, nuk hoqën dorë nga greva, duke lënë kështu jashtë shkollave për gati katër javë mbi 300 mijë nxënës.

Kritikat e bërë në opinion publik se SBAShK-u po shpërfaq qëllime politike dhe se kjo është arsyeja që nuk po lëshon pe edhe përkundër faktit se Qeveria ndau nga 50 euro, vetëm sa shtohen kur shihet përbërja e Kryesisë së kësaj sindikate.

Sikurse për të tjerët që është raportuar më parë edhe Hanife Salihu del të jetë krye e këmbë të Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ajo shihet në takime të shumta herë në PDK e herë në SBAShK. Madje në postimet e saj në rrjetin social pas paraqitjes në takimet e sindikatës, vetëm pak ditë më vonë shfaqet në takimet e partisë.

Salihu është aq e lidhur me PDK-në saqë edhe në foton e profilit e mbante ish- liderin e PDK-së, Kadri Veseli.

Madje Salihu tre vjet më parë është zgjedhur kryetare e Gruas Demokratike në Ferizaj. Ajo ka shpërndarë edhe video duke mbajtur kumtesë në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Ferizaj.

Kosovanews ka raportuar edhe më parë se si kryesia e SBAShK-ut është e mbushur me eksponentë të PDK-së.

E njëri ndër organizatorët e grevës dhe njeriut që po ndikon që fëmijët mos të kthehen në bankat e shkollës është edhe sekretari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, i cili menaxhon financat e kësaj organizate që ka gjeneruar miliona euro përgjatë këtyre viteve.

Në një hulumtim të KosovaNews Ymer Ymeri rezulton të jetë një aktivist i devotshëm i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai përgjatë shumë viteve ka bërë fushatë për PDK-në dhe ish-liderët e saj Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli si nëpër rrjete sociale po ashtu edhe me pjesëmarrje fizike.

Madje në vitin 2016 Ymeri shihet duke marrë pjesë në konventën e PDK-së në kohën kur është zgjedhur kryetar i kësaj partie Kadri Veseli.

Sekretari i SBASHK-ut në lidhje të forta me PDK-në, bënte presione tek kolegët për votimin e vajzës së tij

Të arrestuar, në procese gjyqësore dhe të dënuar për falsifikim dhe vepra të ndryshme

Drejtuesit e SBAShK-ut dhe disa nga ata të Këshillit Grevist që po mbajnë qindra e mijëra nxënës jashtë shkollave, janë të arrestuar e në procese gjyqësore, madje disa edhe kanë marrë dënime për kryerjen e veprave të kundërligjshme.

Reshit Kushaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, (SBAShK), i cili dje mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Arsim u përplas me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, lidhur me grevat,  del të jetë i dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me një vit burgim për falsifikim dokumentesh si zyrtar për arsim i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren.

Krahas këtij dënimi Kushaj ishte obliguar të paguaj edhe 300 euro taksë gjyqësore për shpenzimet e procedurës penale.

KosovaNews merr vesh se Reshit Kushaj, në vitin 2016, në cilësinë e zyrtarit për arsim në Prizren, kishte falsifikuar diplomën e Shkollës së Mesme të një nxënësi me qëllim që t’ia mundësonte vazhdimin shkollimit.

Anëtari i SBAShK-ut që sot u përplas me deputetin Basha ishte dënuar me burg për falsifikim të diplomës së nxënësit

Pas një hulumtimi të thellë, KosovaNews, po ashtu ka zbuluar se udhëheqësit e BSPK-së janë të përfshirë edhe në afera korruptive ku për pasojë janë arrestuar dhe tashmë kanë edhe aktakuza e procese gjyqësore.

Ali Gashi, i cili është kryetar i Këshillit Drejtues të BSPK-së dhe kryetar i Sindikatës  së Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK), që ditëve të fundit u pa të mbante takime me liderët e partive opozitare, jo më larg se vitin e kaluar është arrestuar nga Policia e Kosovës.

KosovaNews mëson se Ali Gashi ka mbajtur pozitën e udhëheqësit të sektorit të ndërtimit dhe banimit në këtë drejtorinë e Urbanizmit dhe dyshohet se ka keqpërdorur këtë detyrë për vite të tëra duke krijuar pasuri të madhe.

Po në këtë vit prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarëve të Klinës në mesin e tyre edhe Ali Gashit.

Ekskluzive! Përfaqësuesi i grevistëve të BSPK-së, ishte arrestuar në vitin e kaluar dhe ka aktakuzë për korrupsion




Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani takim me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë: Synojmë thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë

Sot në Vrellë të Istogut do të bëhet rivarrimi i 34 dëshmorëve të kombit

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!

Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime

Gërvalla shkon në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit

TAGGED: arsimi, greva, Hanife Salihu, nxenes, PDK, politika, SBASHK, shkolla
Kreshnik Llabjani 22/09/2022 22/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Tri qytete dhe një pjesë e Prishtinës mbesin pa ujë, shkak punimet në “Ibër Lepenc”
10:00 -14/06/2025
Presidentja Osmani takim me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë: Synojmë thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë
09:39 -14/06/2025
Numri i të plagosurve nga sulmet iraniane në Izrael rritet në 21 persona
09:07 -14/06/2025
ASK: Kosova me rritje të ndjeshme të turistëve
07:59 -14/06/2025
Sot në Vrellë të Istogut do të bëhet rivarrimi i 34 dëshmorëve të kombit
07:57 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?