Përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak ka njoftuar se së bashku me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të ShBA-së, Gabriel Escobar ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me këtë rast kanë shprehur shqetësimin për situatën në veri.
Lajçak, në një postim të bërë sot në Twitter, ka thënë se kërkojnë shtensionim të menjëhershëm të situatës në terren.
“Escobar dhe unë u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendës-kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
?? DAS Escobar and I met with PM @albinkurti and first DPM @BislimiBesnik. We are deeply concerned about the situation in the north and call for immediate de-escalation on the ground, early elections with the participation of Kosovo Serbs and return to Dialogue on normalisation. pic.twitter.com/Ouc2eQHXDn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 6, 2023
Përfaqësuesi special i BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, si dhe i dërguari i i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i ShBA-së, Gabriel Escobar, sot do të priten në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.
Ndërkohë mbrëmë vonë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarët Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar, ka shprehur gatishmërinë “e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët në shtensionimin e gjendjes dhe normalizimin e marrëdhënieve”.
Kurti ka thënë se rruga para është ndalimi i sulmeve nga ekstremistët e dhunshëm e grupet kriminale.
Kreu i Qeverisë tha se vetëm sundimi i ligjit mund ta hapë rrugën e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore.
LEXO më shumë:

