KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Topi është te Serbia, pres nga ndërkombëtarët ta dënojnë sjelljen e saj për mos nënshkrim të marrëveshjes
Politikë

Kurti: Topi është te Serbia, pres nga ndërkombëtarët ta dënojnë sjelljen e saj për mos nënshkrim të marrëveshjes

KosovaNewss
KosovaNewss 11:03 -21/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës ka folur për marrëveshjen e Ohrit, derisa ka thënë se plani i zbatimit është dashur të nisë që dje.

Teksa ka folur para gazetarëve të martën, Kurti ka thënë zbatimi i marrëveshjes duhet të fillojë menjëherë pasi siç ka thënë, nuk ka një afat se kur duhet të fillojë zbatimi.

Ai ka kërkuar nga ndërkombëtarët që ta gjykojnë e dënojnë sjelljen e Serbisë, e cila nuk e nënshkroi marrëveshjen, por që thotë se kjo marrëveshje është njohje de facto nga Serbia.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillojë qysh dje sepse edhe plani i zbatimit thotë se nuk ka një afat në të ardhmen se kur duhet të fillojë zbatimi i marrëveshjes. Edhe marrëveshjen bazë, edhe planin e zbatimit tani i kemi të dakorduara por unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që ta gjykojnë, ta dënojnë sjelljen e Serbisë, e cila kur mbahen takime thotë nuk nënshkruaj, e në mes të takimeve thotë nuk zbatoj gjë. Nuk mund të flasë kundër pala tjetër për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe OKB-në, nuk mund të flasë se si kurrë nuk do ta njohë Kosovën, meqenëse marrëveshja bazë është njohje de facto”, tha Kurti para gazetarëve.

Ai tha se pala kosovare në dialog është konstruktive dhe kreative dhe se ai është i vetmi që bën propozime në takimet në Bruksel, të cilat refuzohen por që në fund edhe kur ka pajtim mes palëve, Serbia refuzon nënshkrimin.

“Pra, unë besoj që kjo është thelbësore për procesin dhe është e rëndësishme që të gjithë partnerët, aleatët, miqtë tanë të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës, kur ne jemi konstruktiv, të përkushtuar e kreativ si asnjëherë. Unë jam i vetmi në këto takimet e Brukselit që bëj propozime, pala tjetër nuk bën propozime, unë bëj propozime që refuzohen dhe në fund merremi vesh e pala tjetër nuk nënshkruan. Për të tjerat, me ndërmjetësit evropianë do të jemi në kontakt të vazhdueshëm, po ashtu me SHBA-të që i falënderojmë shumë dhe do të duhej që atë formulimin për vetëmenaxhimin e serbëve ta adresojmë te çështjet që na paskan mbetur pa u përmbushur dhe për ne bëhet fjalë për një formulim i cili i përket në mënyrë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare sipas Këshillit të Evropës”, u shpreh kryeministri.

Sa i përket asaj se a do ta ratifikojë marrëveshjen në Kuvend, Kurti tha se nuk mund të bëhet ratifikim pa pasur marrëveshje të nënshkruar, pasi Serbia nuk e ka bërë atë dhe Kosova nuk mund të nënshkruajë me veten.

“Unë besoj se kjo duhet të diskutohet edhe në Kuvend por duhet të keni paraysh se ne kot nënshkruajmë pasi marrëveshje vet me vete nuk mund të bëjmë. Pala tjetër tha po por nuk e nënshkroi. Aty shkruan palët kontraktuese, unë nuk mund të nënshkruaj me vetveten. Tash ne mund ta ratifikojmë në kuvend por atë nuk e ka nënshkruar Serbia, pyetjet duhet të jenë te Serbia. Topi është te Serbia. Pra në vend se të diskutojmë pse s’po nënshkruan Serbia, janë pyetet kur do ta themelosh Asociacionin. Andaj është e rëndësishme t’i qëndrojmë interesave shtetërore sepse ne kemi qenë konstruktiv e kreativ. Gjitha pyetjet duhet të jenë në Beograd tash”, deklaroi Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente

Festë në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu feston ditëlindjen teksa kolegët e partisë e befasojnë me tortë dhe qirinj

“Sjellje e papranueshme, destruktive”, Haxhiu flet pas dështimit të seancës

“S’jemi të obliguar t’ia sigurojmë votat”, AAK akuzon LVV-në për bllokadën e Kuvendit

Edi Rama voton i shoqëruar nga bashkëshortja: Të presim çfarë do të thotë populli

KosovaNewss 21/03/2023 21/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Gjenden shëndosh e mirë motoristët nga Suhareka që humbën në Shtërpcë
13:35 -11/05/2025
Kosova e bronztë në evropianin e karatesë
13:00 -11/05/2025
Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente
12:45 -11/05/2025
Kërçovë, djali vret prindin me sëpatë
12:17 -11/05/2025
Festë në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu feston ditëlindjen teksa kolegët e partisë e befasojnë me tortë dhe qirinj
12:03 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?